Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $71,014 ▼ -0.76% ETH $2,090 ▼ -0.99% XRP $1.3958 ▼ -1.91% SOL $88.0300 ▼ -1.17%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Përçahet Syriza në Greqi. Rebelët majtistë formojnë parti të re para zgjedhjeve

Menjëherë pasi rebelët në gjirin e partisë qeveritare Syriza kanë krijuar një forcë të re politike, të cilën e kanë quajtur Uniteti Popullor, kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka mbledhur kryesinë e partisë së tij për të diskutuar strategjinë e ardhshme para zgjedhjeve të reja parlamentare.

Tsipras iu është përgjigjur akuzave që kanë ardhur nga partia e re e cila kryesohet nga ish-ministri i Energjitikës, Panajotis Lafazanis që lobon ende për daljen nga euro dhe kthimin tek dhrahmia e që përbëhet nga 25 deputetë të grupit parlamentar të Syrizas, ndërsa pritet të kalojnë në të edhe tre ose katër anëtarë të kryesisë së Radikalëve të Majtë si dhe kryetarja e Parlamantit.

“Nuk është revolucionar dikush që zgjedh arratisjen për të shpëtuar nga realiteti apo krijon një realitet virtual. Revolucionar është ai që gjen rrugëdalje edhe kur nuk ka asnjë zgjidhje”, u shpreh Tsipras.

Por, rebelët marksistë janë të vendosur në bindjet e tyre, madje do të kërkojnë sipas kushtetutës të shfrytëzojnë edhe mandatin presidencial, që do marrin të hënën, për të negociuar në krijimin e një qeverie, pavarësisht se nuk kanë asnjë mundësi.

“Luftës civile” që ka filluar midis të majtëve në Greqi, i janë shtuar tashmë edhe kritikat ndaj Presidentit Pavlopoulos nga ana e kryeparlamentares Zoi Konsandopoulou, një tjetër rebele e Syrizas e njohur për vonesat e qëllimshme të saj në punimet e Parlamentit si shprehje e kundërshtimit ndaj kryeministrit.

Nga ana e tyre, grekët ndjekin me shqetësim këtë situatë kaotike brenda partisë qeveritare tashmë të ndarë në dysh, kur të gjitha partitë e tjera opozitare gëzojnë mbështetjen e vetëm një pjese të vogël të qytetarëve.

Analistët presin publikimin e sondazheve të para në ditët në vijim për të dhënë një imazh të raporteve, ndërsa vlerësohet se Tsipras përsëri do të jetë në limitet e mundësise për të fituar 151 vende në parlament.

Ai vërtet do të humbë vota nga përçarja e partisë së tij dhe krijimi i Unitetit Popullor, por mund të fitojë si rezultat i mospjesëmarrjes se grekëve të zhgënjyer në zgjedhje.

Ndërkohë kreditorët e Athinës, që ishin në dijeni të iniciativës së Tsipras për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, shfaqen optimistë se ato nuk do të ndikojnë në zbatimin e reformave që Greqia ka premtuar, ndërsa duket se për ta nuk do të ishte negative fakti që Tsipras të rrisë fuqinë e tij në Parlament për të qeverisur tashmë i pandikuar nga kundërshtarët në partinë e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.