Kronika

Përcillet në banesën e fundit Gjovalin Kadeli, të pranishëm Meta dhe Kryemadhi

Është përcjellë për në banesën e fundit deputeti i LSI-së Gjovalin Kadeli. Miq, të afërm, kolegë ishin të pranishëm në ceremoninë mortore, ku i dhanë lamtumirën Kadelit.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, shoqëruar nga bashkëshortja Monika Kryemadhi.

Gjovalin Kadeli vdiq në moshën 53-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë. Ai ndërroi jetë në një spital në Itali.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button