Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,859 ▲ +0.98% ETH $2,240 ▲ +1.2% XRP $1.3462 ▲ +0.43% SOL $84.1100 ▲ +0.57%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Përfundon e qetë protesta e shqiptarëve në Shkup

Ashtu siç ishte paralajmëruar, mijëra shqiptarë nisën protestat e tyre në Shkup, kundër vendimit për dënimin me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve për rastin e quajtur “Monstra”. Pavarësisht se sot Maqedonia ishte përgatitur për një konflikt të mundshëm mes shqiptarëve dhe forcave të policisë, protestuesit u shpërndanë të qetë pas protestës dhe nuk pati asnjë konfrontim me ta.

Mijëra protestues të qetë nga të gjitha viset shqiptare në Maqedoni, pas protestës që zgjati një orë,  filluan të shpërndahen pranë qendrës tregtare “Mavrovasja”. Aty gjatë gjithë kohës qëndroi një kordon i madh policor me autoblinda dhe mjete të tjera. Protesta filloi nga qendra tregtare Çairçanja. Gjatë gjithë kohës protestuesit shqiptare mbanin në duar pankartat : “Stop rasteve të montuara politike”, “ Radishani”, “ Sopoti” , “Monstra”.

Por pavarësisht se pjesa dërmuese e protestuesve u larguan para qendrës tregtare “Mavrovasja” në drejtim të shtëpive, një numër i caktuar të rinjsh vazhduan të qëndronin pranë policisë për një konfrontim të mundshëm. Pas shumë insistimeve mes vetë grupit, ai u tërhoq njëqind metra larg kordonit policor në drejtim të Urës së Bita Pazairit, por duke u zënë mes vete.

Me mbarimin e protestës, shqiptarët deklaruan katër kërkesat kryesore të tyre:

– Shpallja e pafajësisë për të dënuarit e rastit “Monstra”, dhe dëmshpërblimi i menjëhershëm i tyre

– Shkarkimi i menjëhershëm i prokurores dhe gjyqtares përgjegjëse për rastin “Monstra”, dhe ndjekja penale  e tyre për        keqpërdorimin të detyrës

– Dorëheqja e ministres së Punëve të Brendshme, për keqpërdoim të detyrës zyrtare, duke shpallur gjykimin e të akuzuarve     menjëherë pas arrestimit të tyre

– Lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve nga protestat në Shkup dhe Tetovë

[yop_poll id=”6″]

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.