☁️
Tiranë 10°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 94.49 ▲1.06%
ARI 5,010 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,806 ▲ +2.93% ETH $2,364 ▲ +8.27% XRP $1.5486 ▲ +6.18% SOL $96.7300 ▲ +4.64%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.49 ▲1.06 % ARI 5,010 ▲0.15 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 94.49 ▲1.06 % ARI 5,010 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Kosova

Përgatiten për kontrollimin e trazirave

p-euml-rgatiten-p-euml-r-kontrollimin-e-trazirave_hdNjësitet e KFOR-it për manovra, në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës/Njësiti Special Opertiv, mbajtën ushtrimin për kontrollin e turmave dhe trazirave.

Qëllimi i ushtrimit ishte që të rritej aftësia e KFOR-it, në mënyrë që të ruhet gatishmëria e trupave dhe të rritej fleksibiliteti operues i njësiteve përkatëse. Harmonizimi i teknikave, taktikave dhe procedurave në mes të Policisë së Kosovës (PK), Misionit evropian për Sundim të ligjit në Kosovë (EULEX) dhe KFOR-it ishte një objektiv thelbësor gjatë periudhës së ushtrimit. Ushtrimi ushtarak, i zbatuar në tre faza, me sukses ka përfshirë që të tre reaguesit, respektivisht Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe KFOR-in.

Siç njofton KFOR-i, ushtrimi i kombinuar “Shpata e argjendtë”, u bazua në skenarë realë për Kontrollin e turmave dhe trazirave. Më 20 nëntor 2014 u ushtruan skenarë klasikë të Kontrollit të turmave dhe trazirave në Kampin Vrellë, ndërsa më 21 nëntor u prezantua një dimension i ri, gjersa skenari i ushtrimit u përhap në mbarë Kosovën me një zbarkim në Gjakovë.

Skenari i ushtrimit u bazua në eskalimin e situatës gjatë Kontrollit të turmave dhe trazirave, ku Njësiti i PK-së, në rolin e reaguesit të parë, kërkoi përforcim nga EULEX-i, reaguesi i dytë dhe KFOR-i, reaguesi i tretë, në mënyrë që të rikthehej ambienti i qetë dhe i sigurt.

Ndërlidhja, komunikimi dhe zëvendësimi i reaguesve të ndryshëm, ishte pjesë qenësore e ushtrimit, dhe skenarët spontanë kërkuan bashkëpunim më të madh në mes të të gjithë reaguesve, veçanërisht sa i përket Procesit ushtarak të vendim-marrjes.

Ushtrimi “Shpata e argjendtë” u realizua nga njësitet nga Batalioni taktik rezervë për manovra (KTM) i KFOR-it, Njësiti shumëkombësh i specializuar (MSU), Grupi shumëkombësh luftues – Lindje dhe Perëndim, Grupi i Përbashkët për mbështetje logjistike, EULEX-i dhe PK-ja.

Gjatë ushtrimit, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në kapacitietin e saj si një prej Organizatave të Sigurisë në Kosovë shkatërroi një mjet eksplodues të pashpërthyer, në përputhje me rolin dhe detyrat e saj të miratuara.

Me rastin e përfundimit, Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Francesco Paolo Figliuolo lavdëroi për një përpjekje të suksesshme ata të cilët organizuan dhe morën pjesë në Ushtrimin e kombinuar “Shpata e argjendtë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.