🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,759 ▲ +0.58% ETH $2,158 ▲ +0.93% XRP $1.4454 ▲ +0.07% SOL $90.1800 ▲ +1.04%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Përgjigjia e Soros: Na sulmojnë ata që dështuan në vendet e tyre

Shtimi i sulmeve ndaj organizatave të lidhura me filantropin miliarder amerikan George Soros, ose të paktën të perceptuara si të financuara prej tij, kanë sjellë reagimin e insitutit Open Society Foundations.

Shefja e zyrës së komunikimit pranë këtij organizmi, Laura Silber i tha rrjetit investigativ “BIRN” se goditjet ndaj Soros nga ata që i cilësoi si “qeveri joliberale”, janë përpjekje për të devijuar vëmendjen nga dështimi për të zgjidhur problemet kyçe si papunësia, korrupsioni dhe perspektiva e dobët ekonomike.

“Shoqëria civile luan një rol të rëndësishëm në kërkesën e llogarisë ndaj qeverive dhe në forcimin e demokracisë. Ne jemi krenarë që mbështesim organizata që punojnë për të përmirësuar jetët e njerëzve”, ishte komenti i saj.

Emri i Soros është lakuar shpesh herë në Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Maqedoni, Rumani e Serbi gjatë fushatave kundër organizatave të pavarura joqeveritare.

Të tilla fushata përshkallëzohen rëndom në periudhat parazgjedhore. Në kohë të tilla, aktivistë e gazetarë janë gjendur jo pak herë përpara akuzave për mungesë patriozmi.

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 dhjetorit në Maqedoni, Nikolla Gruevski u hodh në sulm kundër OJQ-ve të financuara nga jashtë dhe tha se partia e tij do të luftonte për ta larguar vendin nga influenca e Sorosit.

Në janar erdhi deklarata e ministrit të Jashtëm, Nikolla Poposki, për një media italiane se aktivitetet e Sorosit në Maqedoni po shihen si të papranueshme. Disa zëra pro-qeveritarë kanë hequr paralele të ngjashme edhe në Rumani, duke i cilësuar liderët e protestave popullore të ditëve të fundit si “agjentë të Sorosit”.

Fushata të së njëjtës natyrë kundër OJQ-ve dhe medias kanë mbi një vit që organizohen edhe në Serbi, ku Soros përmendet jo rrallë herë si sponsori i atyre që “po destabilizojnë shtetin serb”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.