☁️
Tiranë 16°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.16 ▲2.92%
ARI 5,015 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,644 ▲ +0.39% ETH $2,311 ▲ +1.92% XRP $1.5055 ▲ +2.2% SOL $93.8200 ▲ +0.47%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.16 ▲2.92 % ARI 5,015 ▲0.26 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.16 ▲2.92 % ARI 5,015 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Përgjimet në Maqedoni janë bërë nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë

Ministria e Brendshme nuk komenton bombën e djeshme të opozitës dhe akuzat e LSDM-së se përgjimi masiv në vend është kryer me pajisjet e MPB-së dhe me urdhër të shefit të DSK-së Sasho Mijallkov. Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski në një bisedë të shkurtër për Alsat M, vetëm përkujtoi se ka proces hetues kundër liderit të LSDM-së Zoran Zaev, por refuzoi të komentojë përmbajtjen e bombës së djeshme. Kotevski tha gjithashtu se Ligji për ndjekjen e komunikimeve elektronike është miratuar me pajtimin dhe votat e LSDM-së në vitin 2012. Por, nga opozita thonë se kanë tentuar të jenë konstruktiv, sepse gjatë asaj periudhe, ligji ka qenë i rëndësishëm për agjendën e integrimit evropian të vendit. Ndërkohë, ish kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së agjencive për zbulim dhe kundërzbulim Tito Petkovski dhe anëtarët tjerë të komisionit, përkujtojnë se Ministria e Brendshme kishte bërë gjithçka për të penguar hyrjen për kontroll të deputetëve në DSK. Që nga funksionimi i komisionit, MPB-ja nuk ka pranuar asnjë vizitë të anëtarëve të komisionit në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. Në një deklaratë për Alsat M para disa javësh, Petkovski publikoi edhe një dokument me shkrim nga MPB-ja, përmes të cilit ministrja Jankullovska mohon se Ljube Boshkovski është përgjuar përpara arrestimit.

“Ja letrën nga zonja Jankullovksa ku thotë: ‘I nderuari zotëri Petkovski, Ministria e Brendshme ju qëndron në dispozicion juve ose cilitdo qytetari 24 orë në ditë. Nëse dëshironi të realizoni vizitë zyrtare apo private të cilitdo person të punësuar në ministri, mjafton që paraprakisht të paralajmëroni ju dhe personat e tjerë që do të vinin me ju në vizitë, të precizoni me kë dhe për çfarë qëllimi dëshironi të takoheni. Nëse qëllimi i vetëm për takim mbetet dëshira juaj të kryeni mbikëqyrjen e dokumentacionit të ndjekjes dhe përgjimit eventual të personit Ljube Boshkovski, atëherë ndjej obligim tua përsëris se nuk ekziston dokumentacion i tillë, sepse masa të tilla nuk janë marrë asnjëherë”, deklaroi Tito Petkovski, ish kryetar i Komisionit mbikëqyrës.

Përkujtojmë se pas fillimit të publikimit të bombave opozitare, në rrjetin social Youtube u shfaqën pamje të një bisede mes Boshkovskit dhe një personi që mendohet të ketë qenë dëshmitar i mbrojtur në procesin kundër Boshkovskit. Prokuroria Publike, e pyetur nga Alsat M, nuk ishte përgjigjur nëse ndaj Boshkovskit janë përdorur masa të posaçme hetuese, duke thënë se përdorimi i këtyre masave duhet të mbetet sekret. Ndryshe, bomba e djeshme e opozitës, që kishte për qëllim të dëshmonte se përgjegjës dhe urdhërdhënës për përgjimin masiv janë DSK-ja dhe bashkëpunëtorët e kryeministrit Gruevski, ngriti edhe disa indikacione të tjera diskutabile. Në njërën nga bisedat e publikuara dje mes Jankullovskës dhe Mijallkovit përmendet një vrasje, që sipas interpretimit të Zaevit është vrasja e pesëfishtë pranë Liqenit të Smillkovës. Mbetet i paqartë konteksti në të cilin përmenden në të njëjtën bisedë rasti i Smillkovës dhe pajisjet për përgjim. Zaev paralajmëroi se pikërisht rasti Monstra do të jetë një nga bombat e radhës që do të publikohen gjatë muajit maj, para protestave masive të cilat i paralajmëroi para Qeverisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.