☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.65 ▼0.11%
ARI 4,014 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,996 ▼ -0.5% ETH $2,318 ▼ -0.51% XRP $1.3036 ▲ +1.12% SOL $100.1700 ▼ -1.22%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.65 ▼0.11 % ARI 4,014 ▼0.6 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.65 ▼0.11 % ARI 4,014 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

Përleshje në jug të Libanit, ndërsa priten bisedimet me Izraelin

Luftimet mes Izraelit dhe grupit militant Hezbollah janë intensifikuar në jug të Libanit, veçanërisht në qytetin strategjik Bint Jbeil, sipas AP.

Forcat izraelite duket se po rrethojnë zonën, ndërsa luftëtarët e Hezbollahut po kundërpërgjigjen me raketa dhe artileri për të ndalur avancimin.

Përplasjet janë shtuar gjatë javës së fundit, në një moment të ndjeshëm kur pritet nisja e bisedimeve direkte mes Libanit dhe Izraelit në Uashington. Këto negociata synojnë të hapin rrugën për një ulje të tensioneve, por situata në terren mbetet shumë e brishtë.

Ndërkohë, Izraeli ka reduktuar sulmet në  Bejrut, pas një serie goditjesh të rënda që shkaktuan qindra viktima në zona të banuara.

Megjithatë, operacionet ushtarake janë intensifikuar në jug, ku synohet krijimi i një zone sigurie përgjatë lumit Litani, pranë kufirit mes dy vendeve.

Qyteti Bint Jbeil dhe dhjetëra zona të tjera në jug të lumit janë shpallur më herët zona evakuimi nga autoritetet izraelite.

Konflikti i fundit u nxit nga sulmet me raketa të Hezbollahut drejt veriut të Izraelit, në shenjë mbështetjeje për Iranin në përballjen e tij me SHBA-në.

Sipas autoriteteve shëndetësore libaneze, mbi 2 000 persona kanë humbur jetën nga sulmet izraelite që nga fillimi i përshkallëzimit, përfshirë gra, fëmijë dhe punonjës shëndetësorë, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur.

Situata humanitare mbetet kritike, ndërsa rreziku i një konflikti më të gjerë vazhdon të rritet. /Ad.Ab./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.