☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 07 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
₿ CRYPTO
BTC $61,920 ▲ +1.59% ETH $1,625 ▲ +3.87% XRP $1.1312 ▲ +2.08% SOL $64.7800 ▲ +3.02%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
07 Jun 2026
Breaking
Politika

“Kemi punuar gjatë për këtë moment”, Rama nga Belgjika: Pro anëtarësimit pa të drejtë vetoje

Kryeministri Edi Rama është pritur këtë të martë, 26 maj, në Bruksel nga kryeministri i Belgjikës, Bart De Weber, aty ku sot mbahet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e cila hap zyrtarisht rrugën për kalimin e Shqipërisë në fazën përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE.

“Është një çast i rëndësishëm në rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE. Është një moment për të cilin kemi punuar shumë prej një kohe shumë të gjatë. Gjysma e punës për hapjen e të gjithë grupkapitujve është bërë dhe tashmë është koha për të mbyllur të gjithë grupkapitujt.”, tha Rama.

I pyetur nga një gazetar lidhur me opsionin e anëtarësimit të Shqipërisë pa të drejtën e vetos, kryeministri u shpreh: “Unë e kam promovuar këtë ide prej disa vjetësh sepse e kemi provuar prej vitesh. Sepse çështja e zgjerimit nuk ka qenë aq e pranishme në kryeqytetet europiane dhe kjo ka bërë të dalim me propozime të tjera. Unë e kam mbështetur këtë. Nuk bëhet fjalë vetëm për një anëtarësim të lehtë, pra me pak të drejta në BE, por natyrisht ne kërkojmë anëtarësim të plotë së bashku me reformimin e plotë të BE-së.”


Kjo konferencë vjen pas vendimit të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve anëtare të BE-së (COREPER), i cili konfirmon përmbushjen e objektivave të ndërmjetëm në grupkapitullin “Themeloret”, si dhe përcakton objektivat përmbyllës për Kapitullin 23, “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, dhe Kapitullin 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.

Sipas agjendës zyrtare, Hapja e Konferencës Ndërqeveritare do të bëhet rreth orës 19:00, ndërsa në përfundim të takimit pritet të zhvillohet edhe një konferencë për shtyp. Kjo pritet të zhvillohet rreth orës 20:15


Kujtojmë se takimi paraardhës i këtij niveli u mbajt në nëntor të vitit 2025, kur u hap grup-kapitulli i fundit i negociatave me BE, “Bujqësia dhe Kohezioni”. Gjë që sipas kreut të qeverisë u arrit në një kohë rekord, për vetëm 12 muaj!

Viti që lamë pas shënoi një sërë momentesh kyçe sa i takon këtij procesi, që pikënisjen e pati në korrik të 2022-it, kur u çelën negociatat. 16 vjet pas firmosjes së marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, u bë realitet ëndrra e kahershme e shqiptarëve për rrugëtimin e vendit drejt Unionit.

Megjithatë, siç e ka deklaruar edhe Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, “tanimë mbyllja e grup-kapitujeve është çmimi real për Shqipërinë”.  

“Vijoni me reformat”, ka qenë apeli i vazhdueshëm nga ndërkombëtarët, por realizimi i të gjithë detyrave mbetet një proces kompleks. Vetë kryeministri ka deklaruar se ka disa fusha ku nevojitet më shumë punë.

“Sfida e sfidave”, për të është grup-kapitulli që lidhet me sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.