🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $76,075 ▲ +0.26% ETH $2,241 ▼ -0.02% XRP $1.1664 ▲ +0.22% SOL $89.6300 ▼ -0.25%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Gjuha shqipe do mbrohet kudo”, studenti paralajmëron protestë edhe në Prishtinë

Protesta e studentëve në Tiranë, në mbështetje të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për të drejtën e zhvillimit të provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, u shoqërua me thirrje të forta për unitet kombëtar dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe.

Studenti Jon Bislimi, shqiptar me origjinë nga Kosova, i lindur dhe rritur në Francë, në fjalën e tij  paralajmëroi se nesër protesta do të zhvillohen edhe në Prishtinë.

“Studentët kanë qenë gjithmonë të parët në çdo lëvizje shoqërore e kombëtare. Sot u zgjuan në Shkup, sot jemi këtu në Tiranë dhe nesër duhet të vazhdohet në Prishtinë”, u shpreh ai para protestuesve në Sheshin Skënderbej.

Bislimi theksoi se shqiptarët nuk janë “mysafirë”, por “zot shtëpie”, ndërsa shtoi se prekja e të drejtave të një studenti shqiptar në Shkup është njësoj si të prekësh studentët në Tiranë, Prishtinë apo Preshevë.

Në fjalën e tij nuk munguan as thirrjet për mbrojtjen e gjuhës shqipe në institucione dhe universitete, ndërsa turma iu përgjigj me thirrjet “UÇK, UÇK”.

“Gjuha shqipe do të flitet, do të jetohet dhe do të mbrohet në çdo institucion. Nuk kërkojmë më vetëm të mbijetojmë, por të jetojmë me dinjitet dhe ballë lart”, deklaroi studenti shqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.