Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,252 ▼ -2.35% ETH $1,998 ▼ -2.34% XRP $1.3369 ▼ -0.72% SOL $82.9700 ▼ -2.53%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Bota

Përparime në bisedimet për Ukrainën

Rusia dhe Ukraina bien dakord për tërheqjen e armëve të rënda nga vija e demarkacionit në Ukrainën lindore.

Një ditë pas bisedimeve (21.01) të reja për konfliktin e Ukrainës në lindje, në Donjeck ka pasur të paktën nëntë të vdekur, si pasojë e shpërthimit të një granate në një stacion autobusi. Gjatë goditjes së një predhe ndaj një trollejbusi gjetën vdekjen dymbëdhjetë vetë si dhe një person tjetër që udhëtonte me makinë përkrah autobusit, vuri në dukje një përfaqësues i bashkisë së qytetit. Kjo ndodhi menjëherë pas bisedimeve të organizuara në Berlin mes ministrave të jashtëm të Gjermanisë, Francës si dhe atyre të Rusisë dhe Ukrainës.

Gjatë bisedimeve për konfliktin Ukrainë u shënuan herë të parë pas disa javësh disa përparime. Ministrat e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, dhe të Ukrainës Pavlo Klimkin ranë dakord të mërkurën në darkë në një takim në Berlin për tërheqjen e armëve të rënda nga vija e demarkacionit në Ukrainën lindore për të cilën ishte rënë dakord në shtator.

Ministrat e Jashtëm të Ukrainës, të Rusisë, Gjermanisë dhe Francës bënë thirrje në takimin e tyre në Berlin për përfundimin e menjëhershëm të luftimeve në Ukrainën lindore. Ministrat u bënë thirrje të gjitha palëve të ndërpresin luftimet e tyre dhe për të tërhequr armët e rënda nga vija e demarkacionit në përputhje me Marrëveshjen e Minskut, thanë në një deklaratë të përbashkët Frank-Walter Steinmeier (SPD), Pavlo Klimkin, Sergei Lavrov dhe Laurent Fabius.

Ende jo një arritje e madhe

Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier (SPD), i cili mori pjesë në takim bashkë me kolegun e tij francez Laurent Fabius, u shpreh për një “përparim të dukshëm” por ende jo për një arritje të madhe. Tani duhet të shikojmë nëse kjo marrëveshje do të zbatohet.

“Nëse vërtetë do të realizohet ajo për të cilën ne kemi rënë dakord sot, jemi me siguri një hap më afër samitit në Astana,” tha Steinmeier duke iu referuar një samiti katërsh mes presidentëve të Rusisë dhe të Ukrainës, Vladimir Putin dhe Petro Poroshenko me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande, i cili ishte parashikuar të mbahej në mes të janarit.

Edhe grupi i kontaktit duhet të mblidhet sa më shpejtë që të jetë e mundur për të rënë dakord mbi procedurat e mëtutjeshme. Përveç kësaj, pritet të ngrihen edhe disa grupe pune, që do të merren me çështjet më të rëndësishme që duhet të rregullohen. Ndër to do të diskutohet edhe çështja e ndihmës humanitare për njerëzit në zonën e krizës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.