☁️
Tiranë 6°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,227 ▼ -3.7% ETH $1,990 ▼ -3.44% XRP $1.3210 ▼ -2.91% SOL $82.8700 ▼ -4.12%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika

Përplasi makinën e djalit të Irena Gjokës, Isidor Heta ish-gardist i Berishës në 21 Janar

Isidor Heta, personi që shkaktoi aksidentin me eksortën që shoqëronte djalin e gjyqtares Irena Gjoka, rezulton se ka shërbyer si pjesë e gardistëve pranë Sali Berishës në 21 Janar të vitit 2011. Burime bëjnë me dije për Zërin se Heta ka mbajtur dhe gradën e nënoficerit të eskortës së Berishës.

Në hetimet për aksidentin që ndodhi mbrëmjen e djeshme, janë të përfshirë dhe agjentë të SHISH, edhe pse zyrtarisht ngjarja është duke u hetuar si aksidentale.

Policia mësohet se ka gjobitur Hetën, si dhe ka sekuestruar makinën të cilën ai drejtonte.

Heta mësohet gjithashtu se ka shërbyer deri dy vite më parë si nënoficer Batalioni në Forcat e Armatosura dhe është 42 vjeç.

Në dëshminë e gardistëve thuhet se mjeti që drejtohej nga Heta, ka përshkruar të njëjtën rrugë me ta nga Rinasi në zonën e Selitës dhe ku ndodhi aksidenti. Edhe pse ata i kanë kërkuar që të ndalte manovrat, polici nuk është bindur.

“Udhëtoi mbas nesh që në Rinas e deri në Selitë, i kemi bërë thirrje që të ndalte manovrat”, ka qenë dëshmia e gardistëve, ndërkohë që pritet të kontrollohen të gjitha kamerat e sigurisë në rrugën që është përshkruar nga mjetet, për të kuptuar më shumë mbi dinamikën e aksidentit.

Vetë Heta, ka deklaruar se ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështirës në rrugë.

“Kishte shumë lagështirë në rrugë dhe humba kontrollin”, mësohet të jetë shprehur polici.

Në Rinas, Garda e Republikës, thuhet nga Policia Kufitare se priti djalin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila prej ditësh është nën ruajtje dhe mbrojtje. Mësohet se për hetimin e këtij aksidenti janë angazhuar dhe agjentë të SHISH, ndërkohë që nga vetë Irena Gjoka deri më tani nuk ka pasur një reagim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.