🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.09 ▲2.66%
ARI 4,492 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,678 ▲ +0.3% ETH $2,153 ▲ +0.27% XRP $1.4459 ▼ -0.36% SOL $90.4700 ▲ +1.22%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Përplasjet qeveri- President, Gjata: Kushtetuta shkelet nëse kalojnë 7 ditë

Për ekspertim dhe njohësin e Kushtetutës Çlirim Gjata, situata e krijuar mes Presidentit dhe Qeverisë lidhur me mosdekretimet e dy ministrave, nuk ka asnjë ngërç apo shkelje kushtetuese, pasi Presidenti është brenda afateve ligjore. Por nëse këto afate kalohen, situata ndryshon.

“Unë mendoj që nëse kalon dita e shtatë në lidhje me dekretimin e minsitrave dhe Presidenti nuk i ka dekretuar, sipas dhe interpretimit të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ai mund të jetë në shkelje kushtetuese”, tha konsitucionalisti Çlirim Gjata.

Por, eksperti Gjata shkon më tej në argumentimin e tij, kur flitet për shkeljet kushtetuese të Presidentit të Republikës.

“A përbën kjo shkelje të rëndë të Kushtetutës, si shkak për të shkarkur Presidentin? Këtë nuk mund ta themi. Do një interpretim nga Gjykata Kushtetuese, momenti nëse kalon 7 ditëshi, a konsiderohet shkelje e rëndë kushtetuese kjo apo jo”, thotë Gjata.

Si një njohës i mirë i Kushtetutës Çlirim Gjata shprehet se ligji themelor i shtetit ka nevojë për ndryshime lidhur me formulën për votëbesimin e ministrave.

“Parlamenti i jep votëbesimin kryeministrit për programin dhe qeverinë e tij një herë në 4 vjet, ose sa herë që dërgon qeverinë e re, nuk jep votëbesim çdo ministri të veçantë. Pra, nuk ka asnjë vend në Europë mesa di unë, që shkarkohet një ministër, emërohet një tjetër dhe duhet t’i votëbesoj këto dekrete prej Parlamentit. Pse duhet të kalojë në Parlament qoftë shkarkimi qoftë emërimi? Kjo duhet rregulluar, përshembull me draftin e ri Kushtetues mund të ndërhyej tek kjo dhe mund të rregullohej”, thotë Gjata.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.