Kryeartikull

Përse dështojnë protestat?

Nga Manjola Hasa

Ne Shqipëri shihet me shqetësim të vazhdueshëm dhe të shtuar mos reagimi në nivelet e duhura dhe mungesa e një ndërgjegje qytetare, që të ngrejë zërin për të drejtat që ju takojnë dhe meritojnë. Edhe pse në dy dekadat e fundit ka pasur një rritje të vëmendjes së donatorëve ndërkombëtarë për shoqërinë civile, duke e ndihmuar me mbështetje financiare dhe kualifikim të burimeve njerëzore, ndikimi në shoqëri ka lënë për të dëshiruar.

Thuhet se një shoqëri e ndërgjegjshme ka dhe qeverisje të ndërgjegjshme. Po t’i referohemi periudhës post komuniste nëShqipëri, në pak raste është vënë re një reagim qytetar që ka lindur si shkak i pakënaqësive ndaj mënyrës se si është qeverisur vendi; probleme të cilat prekin jetën e tyre nga rritja e çmimit të energjisë elektrike, ujit të pijshëm, varfëria, ndotja, korrupsioni, kriminaliteti etj.

Gjatë dekadës së fundit kemi parë protesta që thirren nga partitë politike, segmente qe konsiderohen në masë të gjerë si pjesë e fajit dhe përgjegjësisë së krijimit të kësaj situate. Ashtu siç kemi qenë dëshmitarë të protestave të dështuara të thirrura nga shoqëria civile që nuk kanë arritur të mobilizojnë më shumë se një grusht njerëzish.

Ekspertët e komunikimit dhe ata që kanë studiuar psikologjinë e turmave janë të mendimit se në Shqipëri shkelen vazhdimisht të drejtat e njeriut, por sheshet dhe çadrat e protestave mbushen vetëm me militantë politikë.

Një protestë thuajse e dështuar që nuk e arriti qëllimin, edhe pse problemi kishte një impakt të drejtë për drejtë në shëndetin e qytetarëve, u organizua për vendgrumbullimin e mbetjeve në Kamëz.

Bëhet fjalë për njëvend depozitimine mbetjeve që për 16 vjet qëndron pranëdhjetrashtëpive, pak kilometra larg qendrës së Tiranës. Banorët po bashkëjetojnëpërmes këtij “kompromisi” të heshtur me pasoja fatale për shëndetin, siç paralajmërojnë mjekët. Në të depozitohen mbetjet urbane e të paktën 170 mijë personave, mbetje spitalore dhe inerte të bizneseve të ndryshme që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë.

Pa asnjë përgjegjësi institucionale digjen tonelata hedhurinash edhe në mes të ditës duke ndotur zonën. Nëse kjo do të ndodhte në një qytet tjetër Europian, me siguri do të kishte “derdhur” në rrugë mijëra banorë, ndërsa në Kamzë pati vetëm një reagim me pjesëmarrje e rreth 100 qytetareve.

“Situata është më shumë se emergjente, po helmohen dhe po vdesin fëmijët”-thotë ambjentalisti dhe eksperti i çështjeve mjedisore Sazan Guri, një ndër organizatorët e protestës që i kërkuan Bashkisë së Kamzës të largonte vendgrumbullimin e mbetjeve.

Në protestë, nuk munguan fëmijët dhe gratë të cilët mbanin dhe në mënyrë simbolike maska në fytyrë për të denoncuar mungesën e ajrit të pastër dhe duke kërkuar me dëshpërim marrjen e masave emergjente nga autoritet vendore dhe qendrore.

Alberti, në shtator nis klasën e 5-të, por bashkë me moshatarë të tij protestoi për largimin e mbetjeve. “Tymi po na bllokon mushkritë, mezi marrë frymë” u shpreh 11 vjeçari.

Por kjo protestë zgjati jo mëshumë se 2 orë. Tymi dhe djegia e mbetjeve vazhdon ende të dalë mbi çatitë e shtëpive dhe kokat e banorëve, që flenë e zgjohen me frikën e sëmundjeve apo alergjitë e mundshme, e deri tek pasojt e rënda tumorale dhe kardiovaskulare-siç nuk ngurojnë të paralajmërojnë mjekët alergologë e ata penumologë.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu refuzoi të takonte banorët që nuk janë rezidentë në këtë zonë, duke mohuar të japë llogari para votuesve të tij, në këtë mandat të tretë, pavarësisht detyrimit ligjor për t’iinformuar ata përnjëzgjidhje urgjente dhe afatgjatë.

Por ai u tregua i gatshëm të shprehej për gazetarëtduke thënë: “Ne kemi gjetur një vend tjetër në Valias për depozitimin e prehrave me një sipërfaqje prej 5 ha tokë. Kemi bërë aplikimin për të, por na është referuar leja mjedisore nga Ministria e Mjedisit. Kjo vetëm për shkak të përplasjeve politike”-tha Mziu.

Ky është një rast kur krahas qytetarëve do të duhej të ishte edhe përkrahja e shoqërisë civile apo sindikalistët, që vitet e fundit po vuajnë edhe një mungesë reputacioni dhe besimi nga ana e njerëzve të thjeshtë. Akuza ndaj tyre është se qëndrojnë larg problematikave të qytetarëve.

Në vend është krijuar edhe një agjenci me qëllim mbështetjen dhe forcimin e një shoqërie civile të pavarur dhe efiçente, por iniciativat në mbrojtje të interesit publik kanë qenë minimaliste në këto 10 vitet e fundit, siç dëshmojnë fondet dhe projektet e mbështetura nga ky instrument, qëpërdoret nga njerëz me influencë pranë ekzekutivit shqiptar

Në 3 vitet e ardhshme shoqëria civile mbështetet nga fonde të BE nëmë se shumë 10 mln euro, po ashtu edhe nga buxheti i shtetit për projekte dhe shërbime të tjera në vlerën 100 mln lekë por aktivitetet e tyre përveç sallave tëmbyllura tëkonferencave janë thuajse të padukshme në terren, aty ku kalbëzohen mbetjet, aty ku qytetarët zvarriten nërradhëtë pakuptimta dhe korrupsion galopant.

Qytetarët dhe shoqëria civile nuk mblidhen as për çështje me ndjeshmëritëlartënë media dhe opinion publik, si dhuna nëfamilje apo mos dhënia e urdhrave të mbrojtjes. Në Shqipëri statistikat e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë sëShtetit flasin se 1/3 gra dhunohen dhe bilancet e viktimave nga dhuna në familje janë të frikshme.

Por edhe për të ngritur zërin në këtë rast, nëprotestë nuk u mblodhën as 10 qytetarë e intelektualëtë angazhuar. Kjo e detyroi aktivistin e njohur, pedagogun dhe gazetarin Erion Kristo të jepte “dorëhqjen” si organizator i protestaveqytetare. Ai e quan një dorëheqje simbolike, por pranon se ka një tërheqje nga tubime të tilla. “Dorëheqja ime ishte simbolike. Meqë asnjë pushtetar nuk jep dorëheqjen si akt moral përballë mospërmbushjes se detyrës, mendova se në ndërgjegjen time kishte vend për të kuptuar se ndoshta nuk kemi arritur t’i bëjmë tëdukshme kauzat tona. E vërteta është që jam tërhequr disi. Mjaft më si flamurtar”-tha ai.

Kristo mendon se Shqipëria është vendi më i përshtatshëm në botë për protesta pasi ka shkelje flagrante të drejtave të njeriut. Është vendi ku jeta kushton pak dhe abuzimet janë të shumta. po për të ka një arsye përse protestat dështojnë. “Shqipëria është vendi i frikës dhe i shpërfilljes, ndaj nuk ka protesta. Ka nje shoqëri civile parapolitike, po ka dhe njerëz të mirë e idealistë brenda saj. Për mendimin tim duhe mbështetur kauzat jo njerëzit”.

Blendi Salaj është gazetar dhe aktivisti njohur me pjesëmarrje në mjaft protesta e manifestime që lidhen kryesisht me çështjet sociale. Ai mendon se në Shqipëri ka shumë arsye për të protestuar, por jo të gjithë kanë guximin për ta bërë këtë.

“Ka shumë arsye për të cilat shqiptarët duhet të protestojnë por pak njerëz që kanë nervin, kapacitetin intelektual dhe guximin për të kuptuar se protesta nuk është për “budallenjtë” por për qytetarët. Ata që pinë kafe në ballkon kur poshtë protestohet për të mbrojtur një park që u përket atyre janë natyrisht fshatarë, në kuptimin injorant të fjalës. Qytetarë nuk do t’i quaja. E shumta, kafe-gjerbës. Qytetarët e vërtetë ngrihen në protestë. Të tjerët jo, dhe as tërhiqen dot zvarrë”-u shpreh ai.

Ndërsa Akademiku dhe Filozofi Artan Fuga, i gjithpranishëm në media me opinionet e tij ndaj aktualitetit politik dhe protestave mendon se reagimet qytetare mungojnë për shkak se mungon vetë opinioni publik.

“Jo qytetarët nuk protestojnë. E para sepse një pjesë e vuajtjeve sociale mbulohen nga emigrantët. E dyta sepse shqiptari është mësuar të hajë bukë misri me kos. E treta sepse mungon opinion publik për shkak të nomadizmit dhe emigrimit të brendshëm. E katërta, sepse ende shqiptari është nën etikën e shoqërisë diktatoriale ku protesta atakohej edhe si një e turpshme. E pafund arsye të tjera”.

Filozofi dhe pedagogu i universitetit të Tiranës Artan Fuga mendon se ato që duhet të ishin në pararojë të reagimeve qytetare janë sindikatat, por edhe këto të fundit e kanë humbur qëllimin e tyre prej vitesh

“Sindikatat janë inekzistente. Të papunët janë rrugëve. Fshati është i ndarë në katunde. Partitë opozitare janë në qeveri. Kush do t’i

organizojë protestat??? Rreziku është se mos akumulohen inate sociale dhe vuajtje dhe një ditë shpërthejnë”

Situata bëhet më dëshpëruese kur sheshet vazhdojnë të mbushen me militantë sa herë thirren nga bilbilat e partive politike.

Ky skenar i vjetër u përsërit edhe me protestën e fundit të partisë demokratike; ku në emër të problemeve sociale iu bë thirrje njerëzve të Tiranës apo edhe militantëve të sjellë me furgon nga rrethet të protestonin natë e ditë për teza politike që u shembën me një shtrëngim duarsh mes dy liderëve politikë rivalë.

Simpatizantë politikë të ardhur me autobus nga qytete të tjera, shkurt 2017

Artan Fuga edhe pse ishte një ndër ata që e mbështeti tendën, mendon se këta persona janë thjeshtë militant politikë.

“Janë të njejtët militantë që zhvendosen me autobuza andej-këndej. Janë militantët fanatikë. Janë punonjës të bashkive që kanë ngjyra të ndryshme politike. Janë edhe nëpunës, ose ata që aspirojnë t’u marrinvendin e punës që janë në sheshe. Eshtë iluzion ai që thonë se qytetari vjen në mitingje politike. Jo qytetari nuk ka ardhur”.

Një ndër protestat që vlerësohet si e suksesshme për nga angazhimi qytetar në vitet e fundit është ajo kundër sjelljes për demontim të armëve kimike të Sirisë, e zhvilluar në nëntor 2013. Pavarësisht përpjekjes nga aktorë të ndryshëm politik për ta politizuar atë; qytetarët ia dolën të mbanin jashtë rradhëve të tyre politikanë. Kjo protestë e detyroi qeverinë të refuzonte mbërritjen e tyre, ndërsa vendimi u përshëndet nga mijëra të pranishëm.

Protesta në Rumani, në shkurt të 2017, kundër ligjit për zbutjen e dënimeve të korrupsioni ishte një shembull se si demonstruesit(më shumë se 150.000 persona)e detyruan qeverinë të hiqte dorë nga dekreti. Një histori që tregoi fuqinë dhe vendosmërinë e popullit.

Shembujt pozitiv nuk mungojnë, por shqiptarët duken ende të lodhur nga apatia dhe mungesa e protestës e dënuar gjatë gjysmë shekulli komunizëm. Krijimi i një ndërgjegje të re qytetare sigurisht kërkon vite në mos breza të tërë, por rrugëtimi deri atje duhet të jetë i mbushur me episode të vazhdueshme që ashtu si gurët e themeleve do të mbërrij në një ditë të ndërtojnë institucionin e protestës qytetare që do të arrijë të shkundë godina dhe qeveritarë që mbyllin sytë e veshët duke shmangur llogaridhënien ndaj votuesve të tyre./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button