Përveç Andreas Lubitz që rrëzoi aeroplanin e GermanWings, këta janë pilotët tjerë që rrëzuan aeroplanë (Foto)
Ndihmës-piloti i GermanWings, Andreas Lubitz i cili thuhet se vrau 150 persona pasi rrëzoi aeroplanin në Alpe, del të mos jetë i vetmi që ka bërë një veprim të tillë.
1964: Pacific Air Lines Flight 773
Duke qenë në depresion të thellë nga problemet martesore dhe financiare, pasagjeri 27 vjeçar Francisco Paula Gonzales, vrau të dy, pilotin dhe ndihmës-pilotin, më 7 maj, duke shkaktuar rrëzimin e aeroplanit që vrau 44 persona.
1994: Royal Air Maroc Flight 630
Younes Khayati me qëllim ndryshoi autopilotin e aeroplanit më 21 gusht 1994, në aeroplanin që po udhëtonte nga Agadir–Al Massira Airport në Morocco.
Në mesin e 40 pasagjerëve të vrarë ishin edhe vëllai i Princit të Kuvajtit Sheik Ahmed al-Mahmoud al-Jabir al-Sabah, si dhe Ministri i Mbrojtjes së Kuvajtit bashkë me gruan e tij.
1997: SilkAir Flight 185
Aeroplani besohet se u rrëzua nga kapiteni Tsu Way Ming, i cili besohet se kishte probleme financiare. U vranë 185 persona, derisa SilkAir u detyrua tu paguante nga 100,000 dollarë kompensim familjeve për secilën viktimë.
1999: EgyptAir Flight 990
217 pasagjerët gjetën vdekjen kur Boeing 767-366ER u rrëzua derisa po fluturonte nga Los Angeles në Kajro.
Shkaqet e tragjedisë janë të diskutueshme por piloti Gamal al-Batouti u dëgjua të thoshte ‘Unë besoj në Zot’.
2013: Mozambique Airlines Flight 470
Aeroplani u rrëzua derisa po fluturonte për në Angolë nga Mozambiku më 29 nëntor 2013.
27 pasagjerët dhe 6 anëtarët e bordit vdiqën kur kapiteni Herminio dos Santos Fernandes kishte ‘synim të qartë’ për të rrëzuar aeroplanin duke ndryshuar të dhënat te autopiloti kur ndihmës-piloti ishte jashtë kabinës së pilotëv