Pesë policë të vrarë, mbi 30 të plagosur
Gjatë përleshjeve të sotme mes forcave policore dhe grupit të armatosur kanë mbetur të vrarë pesë policë derisa mbi 30 të plagosur. Ky është bilanci i përleshjeve të sotme që u zhvilluan në qytetin e Kumanovës, në lagjen e trimave prej orëve të hershme të mëngjesit deri në orën 19:00.
Ndërkohë, ende nuk ka informata të konfirmuara për viktima civile apo nga përfaqësuesit e grupit të armatosur. Nuk është konfrmuar as lajmi i publikuar para dite se kanë humbur jetën tre anëtarë të një familjeje, një 8-vjeçare dhe prindërit e saj.
Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dalë ende me informatë zyrtare për numrin e të vrarëve dhe të plagosurve në konfliktin e sotëm.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.