☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,498 ▲ +0.31% ETH $1,995 ▼ -0.2% XRP $1.3328 ▼ -0.52% SOL $82.2100 ▼ -0.95%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Petraeus: ISIS, jo kërcënimi më i madh për paqen

Ish-drejtori i CIA-s, gjenerali David Petraeus, i cili drejtoi trupat e koalicionit gjatë luftës në Irak, ka deklaruar se kërcënimi më i madh për këtë vend nuk është ISIS.

1426929849petraeusSipas tij, milicitë shiite të mbështetura nga Irani janë “kërcënimi kryesor” për stabilitetin afatgjatë të Irakut.

“Këto milici, shumë prej të cilave të stërvitura dhe të financuara nga Irani, kanë luajtur një rol kryesor në përpjekjet për të dëbuar ISIS nga Siria, por gjithashtu ato janë akuzuar për krime lufte pasi kanë vrarë jo vetëm luftëtarë të Shtetit Islamik, por edhe civilë sunitë”, ka deklaruar Petraeus.

Në një intervistë për “Washington Post”, gjenerali me 4 yje ka shtuar se, nga njëra anë këto grupe kanë qenë pjesë e përpjekjeve për të shpëtuar Irakun, por që mund të kthehen në rrezikun më të madh nëse popullësia arabo-sunite e vendit kupton se ka në dorë më tepër suksesin e Irakut sesa dështimin e tij.

“Në një plan afatgjatë, milicitë shiite të mbështetura nga Irani mund të shfaqen si një pushtet i përhershëm në vend, pasi nuk do t’i përgjigjen qeverisë së Bagdadit, por asaj të Teheranit”, ka vijuar Petraeus.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur strategjia e administratës amerikane për të mposhtur ISIS po shqyrtohet në Kongres, me ligjvënësit që debatojnë se si të mbajnë luftën kundër ISIS në legjislacion, për të autorizuar zyrtarisht përdorimin e forcës ushtarake.

Javën e kaluar, në një seancë dëgjimore me zyrtarët më të lartë të sigurisë kombëtare, kongresmenët theksuan shqetësimin e tyre për rritjen e influencës së Iranit në rajon dhe ndikimin e këtij vendi për sigurinë afatgjatë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.