☁️
Tiranë 12°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 95.97 ▲1.58%
ARI 4,459 ▲1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,699 ▼ -2.74% ETH $2,042 ▼ -1.8% XRP $1.3464 ▼ -1.87% SOL $85.0800 ▼ -3.41%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 95.97 ▲1.58 % ARI 4,459 ▲1.12 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 95.97 ▲1.58 % ARI 4,459 ▲1.12 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Politika

Petrit Vasili: Farsa e drejtësisë së re përmes Gjokës, gjyqtarja me ‘3 mbiemra’ në krye të proçeseve politike

Një tjetër zvarritje e paprecedentë është shënuar nga gjyqtarja Irena Gjoka për shqyrtimin e kërkesës për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj liderit të opozitës Sali Berisha.

Pasi e shtyu me një javë, me argumentin se ishte në një tjetër process gjyqësor, ditën e djeshme gjyqtarja irena Gjoka, ka gjetur një artific procedurale, duke mospranuar prokurën për përfaqësimin e avokatëve të zotit Berisha në këtë seancë gjyqësore, edhe pse avokatët kishin prokurën e posaçme, siç janë po të njëjtit avokatë që prej nisjes së përballjeve në këtë gjykatë.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, i ftuar në edicionin e mesditës me moderator Arnold Karriqi në ‘Syri Televizion’ u shpreh se drejtësia ka pasur goxha probleme, por raste të tila kaq dramatikisht qesharake nuk ekzistojnë.

“Sot njerzit e thjeshtë pyesin ‘si ka mundësi që sot gjendet një gjyqtare me 25 mbiemra, që mban në arreste shtëpie zotin Berisha pa akuza, e ndërkohë ministrat me akuza të Ramës janë në gjendje të lirë japin intervista, hanë dreka e darka e bëjnë pazare lart e poshtë?- tregoi Vasili.

Deklarata e tij:

“Është shumë e qartë historia, duhet patjetër një personazh i mbytur me rekorde negative, me ato rekorde që të mbajnë peng në punë, që mer përsipër të çojë përpara proçese të paligjshme dhe të montuara politikisht.

 Kush tjetër i cili do të kishte një integritet profesional e moral juridik, do të merrte përsipër proçese të paligjshme, absolutisht duhet një njeri që populli i thjeshtë i quan ‘njerëz me cene’ që ke ku ti kapësh, që mund të marrin përsipër të marrin të tilla ‘maskarallëqe juridike’.

Në këtë moment besoj që farsa e drejtësisë së re përmes metaforës Gjoka, Shpata, Maneku, etj nuk e di se çfarë mbiemri do përdorim, se mos del ndonjë mbiemër i 4-të kështu sic erdhi puna, themeli i drejtësisë së re mbi të cilën ajo është rrënuar përfundimisht me rastin Gjoka.

Reforma në drejtësi ka pikën e vet të veçantë dhe ajo që do e diferenconte nga të tjerët do të ishte integriteti i figurës së gjyqtarit, për të krijuar bindjen se një gjyqtar i SPAK apo GJKKO që merren me çështje të veçanta të korrupsionit do të ngjallnin besim. Ne këtu shikojmë një rënim të tmerrshëm të kujdo që ka intergritet.

Drejtësia ka pasur goxha probleme, por raste të tila kaq dramatikisht qesharake nuk ekzistojnë. Sot njerzit e thjeshtë pyesin ‘si ka mundësi që sot gjendet një gjyqtare me 25 mbiemra, që mban në arreste shtëpie zotin Berisha pa akuza? E ndërkohë ministrat me akuza të Ramës janë në gjendje të lirë japin intervista, hanë dreka e darka e bëjnë pazare lart e poshtë.

Qartazi edhe mënyra e marrjes së vendimit është se ti do të dënohesh sepse nuk ke zbatuar një vendim të paligjshëm tonin, vendime të marra pa shkuar në parlament.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.