☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,130 ▼ -4.01% ETH $1,988 ▼ -4% XRP $1.3215 ▼ -3.17% SOL $82.5000 ▼ -4.83%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kosova

Pezullohet nga detyra Zahir Bajrami, drejtor i Financave në Qeveri

Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, Fitim Krasniqi, ka marrë vendim për pezullimin nga detyra të Zahir Bajramit, drejtor i Zyrës për Buxhet dhe Financa.

Kohëzgjatja e pezullimit do të vlejë deri në marrjen e vendimit nga Gjykata.

“Me qëllim të përgjigjes në pyetjet e shumta të gazetarëve të interesuar, ju informojmë se Zahir Bajrami, është pjesë e shërbimit civil në administratën e Zyrës së Kryeministrit që nga data 21 qershor 2004, ndërkaq, pozitën e drejtorit për Buxhet dhe Financa të kësaj Zyre, e mban që nga data 05 prill 2005. Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson përkushtimin e saj të plotë për të kontribuuar në çdo formë për luftimin e të gjitha dukurive negative, korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke respektuar në tërësi të drejtat kushtetuese si dhe në veçanti parimin e prezumimit të pafajësisë”, thuhet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.