☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.00 ▼0.63%
ARI 4,657 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,358 ▼ -1.2% ETH $2,490 ▼ -2.3% XRP $1.4122 ▼ -2.2% SOL $106.2300 ▲ +1.16%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.00 ▼0.63 % ARI 4,657 ▼0.15 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.00 ▼0.63 % ARI 4,657 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Bota

Pistorius bën thirrje për mosndërprerje të ndihmës për Ukrainën

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha sot se mbështetja për luftën e Ukrainës kundër forcave ruse nuk duhet të reduktohet, pavarësisht vëmendjes globale ndaj Lindjes së Mesme.

Duke folur pas një takimi të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, në Berlin – një koalicion prej 50 vendesh që koordinojnë mbështetjen ushtarake për Kievin – Pistorius theksoi nevojën e vazhdueshme për ndihmë.

“Një gjë është e sigurt dhe e qartë: Rusia po përfiton nga zhvillimet aktuale në Lindjen e Mesme. Rritja e çmimeve të naftës po derdh para në arkën e luftës së Putinit, të paktën për momentin”, tha Pistorius.

Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, John Healey theksoi rolin në rritje të dronëve në fushën e betejës, duke thënë se mjetet ajrore pa pilot përbënin 96% të humbjeve ruse në mars, të cilat, sipas tij, arritën një rekord prej 35 000 trupash muajin e kaluar.

Ai njoftoi se qeveria e tij do të furnizonte Ukrainën me 120,000 dronë të llojeve të ndryshme para fundit të këtij viti.

Healey, gjithashtu vlerësoi shprehimisht ofertën e Kievit për të mbështetur shtetet e Gjirit në mbrojtjen kundër dronëve dhe raketave iraniane.

Në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës morën pjesë personalisht edhe ministri ukrainas i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ndërsa pjesëmarrës të tjerë u bashkuan nëpërmjet lidhjes me video. //a.i/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.