Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,530 ▼ -0.57% ETH $1,993 ▼ -1.66% XRP $1.3256 ▼ -1.91% SOL $81.8500 ▼ -1.96%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Amerika

Planifikuan akte terroriste, arrestohen dy gra në Nju Jork

Dy gra janë arrestuar në Nju Jork për dyshimin e një komploti për të kryer akte terroriste në Shtetet e Bashkuara.

nju-jork03Zyrtarë të FBI-së kanë bërë të ditur se arrestimet janë kryer pas dyshimeve se ato po përpiqeshin të ndërtonin një mjet shpërthyes. Dy të arrestuarat janë shtetase amerikane dhe pretendojnë se janë “qytetare të Shtetit Islamik”, sipas dokumenteve të gjykatës.

Noelle Velentzas dhe Azi Siddiqui jetonin së bashku në Queens të Nju Jorkut. Velentzas kishte udhëzime për të ndërtuar një bombë artizanale, ndërsa Siddiqui kishte kontakte me anëtarë të organizatës terroriste, Al-Kaeda në Gadishullin Arabik, gjithashtu Velentzas e cilësonte Osama Bin Laden si një hero, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Zyrtarë amerikanë kanë thënë se dy femrat, tashmë të arrestuara, kishin nisur përpjekjet e tyre për të ndërtuar një mjet shpërthyes të paktën që prej gushtit të vitit të kaluar.

Sipas dokumenteve të gjykatës, ato nuk kishin plane konkrete për kryerjen e sulmeve, por dyshohet se një ndër synimet kryesore të tyre ishte një sulm në një prej shesheve më të mëdha të Manhattan-it.

Noelle Velentzas dhe Azi Siddiqui nëse shpallen fajtore rrezikojnë të dënohen me burgim të përjetshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.