🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,509 ▼1.01%
DOW 46,068 ▼1.07%
NASDAQ 21,530 ▼1.42%
NAFTA 111.81 ▲11.68%
ARI 4,643 ▼3.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,248 ▼ -2.96% ETH $2,035 ▼ -4.12% XRP $1.2874 ▼ -4.64% SOL $77.6700 ▼ -6.15%
S&P 500 6,509 ▼1.01 % DOW 46,068 ▼1.07 % NASDAQ 21,530 ▼1.42 % NAFTA 111.81 ▲11.68 % ARI 4,643 ▼3.54 % S&P 500 6,509 ▼1.01 % DOW 46,068 ▼1.07 % NASDAQ 21,530 ▼1.42 % NAFTA 111.81 ▲11.68 % ARI 4,643 ▼3.54 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Opinion

Po për pisllëqet që ka teksti i Kushtetutës, kush do vendosë kushte të hiqen?!

Nga YLLI MANJANI

Lexova në një faqe elektronike diku një lajm gati të përhumbur që, PD i vë kusht PS-së ” të jap votën për uljen e numrit të deputetëve, por më jep votën për ndryshimin e sistemit zgjedhor”.

Të dyja këto kërkojnë ndryshim të Kushtetutës, pra me 93 vota.

Në princip nuk shoh asgjë të keqe në këtë lloj bisede politike. Në thelb kështu kërkohet konsensusi politik duke negociuar mbi interesat e pjesmarrësve.
Shumë Kushtetuta nuk janë subjekt ndryshimesh me negoviata partish, për shkak se tekstet e tyre nuk përmbajnë rregulla mbi zgjedhjet politike. Por temë tjetër kjo.

Shkurt pra, jam dakord me idenë e gjuhës kushtëzuar në këtë marr-dhënie interesash politike.
Pyetja ime është se, meqë do preket Kushtetuta, kush grupim do të kushtëzojë votën me rivendosjen e normalitetit kushtetues në vend?

Më konkretisht, a ka një grupim politik që kërkon:

1. Pastrimin e tekstit të Kushtetutës nga fjalët Krim i Organizuar dhe Korrupsion? Se nuk jemi ne as qendra e as origjina e këtyre gjërave, o shqiptarë?!

2. Pastrimin e Kushtetutës dhe rendit kushtetues nga instituncione “speciale”, “të posaçme” që shteti i ngre përkohësisht dhe nuk i ngrin përjetësisht në Kushtetutë?! Sa për shembull, gjykata e Nurembergut u ngrit një herë dhe u mbyll. Nuk u ngri përjetësisht në Kushtetutën e Gjermanisë… Kur do vendosjet drejtësia e zakonshme, ajo normativa e njëjtë për të gjitjë, në zemër të rendit kushtetues?!

3. Pastrimin e Kushtetutës nga rregulloret e emërim shkarkimeve deri edhe në vendosje kriteresh punësimi si njoftime gazetash?!

4. Për pastrimin e Kushtetutës nga rregulla qçntë prezumojnë kriminel megjithëse je rehabilituar?!

5. Për rivendosjen e balancave ndërmjet pushteteve, dhe vendosjen e një kryetari real shteti?

6. Për vendosjen e shtetit të normave mbi shtetin e masave të posaçme?! Shtetin e ligjeve normative mbi atë të ligueve emergjente?!

7. Për vendosjen e një rendi kushtetues me qendër liritë dhe të drejtat e shtetasit e jo të shtetarit.
Janë edhe disa të tjera, por të paktën këto kushte i vendos ndonjë grup?!

Është më e thellë kjo punë sesa një nen për numrin e deputetëve apo edhe sistemin e zgjehdhjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.