Te ndryshme

Pogradeci i mrekullueshëm edhe në dimër (Foto)

Qyteti i Pogradecit mbetet gjithmonë një destinacion i preferuar në stinën e dimrit, sidomos kur ka reshje bore. Pamja piktoreske e liqenit dhe borës, i japin qytetit një sfond të mrekullueshëm.

pogradeci-i-mrekulluesh-euml-m-edhe-n-euml-dim-euml-r-foto_hdEdhe pse i ftohtë dhe i acartë, dimri këtë vit mbërriti në Pogradec me reshje të shumta bore që i mahniti turistët me skulpturat prej akulli, që u formuan pranë liqenit.

Shumë turistë dhe vendas të qytetit, nxituan të bënin fotografi te liqeni i cili kishte ngrirë dhe kishte formuar një urë prej akulli.

Uji i ngritur pas përplasjes së dallgëve të liqenit krijoi këtë vit, stalaktite akulli në pasarelat e ndërtuara në bregun e tij. Ky ishte një fenomen që nuk ka ndodhur për të paktën 25 vjet në Pogradec. Ne po ju sjellim një album me foto të mrekullueshme të bëra në Pogradec.

Fotot janë realizuar nga Ina Kosta, Ardian Fezollari dhe turistë që kanë vizituar qytetin e Pogradecit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button