☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,904 ▲ +0.43% ETH $2,263 ▲ +0.4% XRP $1.2498 ▼ -0.12% SOL $94.3000 ▼ -1.45%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Policia ‘shënjestron’ makinat luksoze, në fokus verifikimi i burimit të pasurisë

Makinat luksoze në Tiranë janë vënë në fokus të kontrolleve të shtuara, me qëllim verifikimin e pronësisë, historikut dhe burimit të parave me të cilat janë blerë.

Gjatë aksionit policor janë kontrolluar dhjetëra automjete në zona të ndryshme të kryeqytetit. Verifikimet janë kryer nga strukturat që hetojnë krimet ekonomike dhe financiare, në bashkëpunim me forcat operacionale, “Shqiponjat” dhe Policinë Rrugore.

Për kontrollin e mjeteve është përdorur një pajisje e posaçme që mundëson verifikimin e të dhënave identifikuese të automjeteve. Pas kontrollit fillestar, për mjetet e dyshuara janë kryer verifikime më të thelluara. Hetuesit kanë kontrolluar dokumentacionin e pronësisë, origjinën e automjeteve, si dhe historikun e blerjes, shitjes dhe posedimit të tyre.

Një tjetër pjesë e verifikimeve ka të bëjë me burimin e të ardhurave të përdorura për blerjen e makinave. Qëllimi është të evidentohen rastet kur automjetet mund të jenë blerë me para që burojnë nga aktiviteti kriminal. Në fokus janë edhe automjetet që mund të jenë futur apo qarkullojnë në vend në mënyrë të paligjshme.

Pas kontrolleve, materialet e mbledhura janë dërguar në Prokurori, e cila do të vijojë me hetimet dhe veprimet e nevojshme procedurale. Kontrollet ndaj automjeteve luksoze pritet të vazhdojnë në Tiranë, në kuadër të hetimeve për pasuritë me origjinë të dyshimtë, parandalimin e trafikimit të mjeteve dhe luftën kundër pastrimit të parave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.