☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.28 ▼0.19%
ARI 3,955 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,954 ▼ -1.94% ETH $2,255 ▼ -1.8% XRP $1.2493 ▼ -0.5% SOL $92.0700 ▼ -3.19%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.28 ▼0.19 % ARI 3,955 ▼0.37 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.28 ▼0.19 % ARI 3,955 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

GREQI – Dy viktima pas rrëzimit të një ”F-4 Phantom” gjatë një shfaqjeje ajrore

ATHINË, 6 shtator /ATSH-ANA/ – Dy pilotë të Forcave Ajrore Greke humbën jetën pasi avioni luftarak ”F-4 Phantom” me të cilin po fluturonin u rrëzua dje rreth orës 15:00, gjatë një spektakli ajror në bazën ajrore të Tanagrës, në kuadër të “Athens Flying Week 2026”.

Pas rrëzimit, avioni u përfshi nga flakët, ndërsa në zonën pyjore pranë aeroportit shpërtheu një zjarr.

Për shuarjen e flakëve u mobilizuan 95 zjarrfikës, 29 automjete zjarrfikëse, si dhe nëntë mjete ajrore dhe katër helikopterë, një prej të cilëve u përdor për koordinimin e operacionit.

Autoritetet njoftuan se trupat e dy pilotëve u gjetën dhe u nxorën nga vendi i aksidentit.

Pas aksidentit, ministri grek i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias, ndërpreu programin e tij në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut dhe u nis drejt Athinës.

Dendias shprehu ngushëllimet e tij për familjarët dhe kolegët e dy pilotëve, duke theksuar se mendimet e Ministrisë së Mbrojtjes janë me ta në këtë moment të rëndë.

Me vendim të ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, në Forcat e Armatosura Greke është shpallur një periudhë treditore zie, nga e shtuna, 5 shtator, deri të hënën, 7 shtator, në nderim të dy pilotëve që humbën jetën.

Ngjarja ndodhi gjatë zhvillimit të “Athens Flying Week 2026”, një prej aktiviteteve kryesore ajrore të zhvilluara në bazën ajrore të Tanagrës.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit të avionit./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.