☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,040 ▼ -0.17% ETH $2,248 ▲ +0.44% XRP $1.1702 ▼ -2.29% SOL $90.0900 ▼ -0.04%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Kievi kërkon nga Berlini mbështetje të shtuar përballë sulmeve ruse

KIEV, 6 shtator /ATSH-DPA/- Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë pritet të diskutojnë për ndihmën e mëtejshme ushtarake në një takim të radhës të Grupit të Kontaktit për Ukrainën javën e ardhshme, tha ministri ukrainas i Mbrojtjes, Evgeniy Khmara, pas një telefonate me ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Khmara nuk bëri të ditur datën e saktë të takimit, i njohur si “formati i Ramsteinit”.

Ai tha se gjatë bisedës e informoi Pistoriusin për intensifikimin e sulmeve ajrore ruse, të kryera me dronë dhe raketa balistike.

Ministri ukrainas theksoi gjithashtu mungesën e raketave mbrojtëse në Ukrainë.

Prej muajsh, Kievi u ka kërkuar aleatëve perëndimorë të përmbushin angazhimet e tyre për furnizimin me sisteme dhe raketa të mbrojtjes ajrore.

Sipas Khmaras, dy ministrat diskutuan edhe për projekte të përbashkëta në industrinë e mbrojtjes.

“Mbrojtja e Ukrainës nga sulmet ruse”, tha ai, “mbetet një përparësi”.

Krahas ndihmës ushtarake, ministri ukrainas nënvizoi rëndësinë e mbështetjes financiare nga partnerët ndërkombëtarë për ruajtjen e stabilitetit të vendit.

Buxheti ukrainas i mbrojtjes përballet me një mungesë fondesh që arrin në miliarda, pasi paratë e parashikuara për gjysmën e dytë të vitit janë përdorur kryesisht për financimin e sulmeve me dronë ndaj objektivave në Rusi.

Të dhënat zyrtare tregojnë tashmë një mungesë fondesh të nevojshme për financimin e ushtrisë ukrainase, duke rritur presionin mbi partnerët perëndimorë për të siguruar mbështetje të mëtejshme.

Grupi i Kontaktit për Ukrainën u mblodh për herë të fundit më 18 qershor në selinë e NATO-s në Bruksel.

Takimi u bashkëkryesua nga Britania e Madhe dhe Gjermania.

Sipas burimeve ukrainase, pas takimit të qershorit, Pistorius njoftoi për dërgimin në Ukrainë të një numri treshifror sistemesh mbrojtëse nga rezervat gjermane, si dhe për prodhimin e përbashkët të sistemeve robotike tokësore.

Me mbështetjen e vendeve perëndimore, Ukraina vijon përpjekjet për t’i bërë ballë pushtimit në shkallë të plotë të nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.