Kronika

Policia vendos 100 000 euro shpërblim për çdo informacion mbi vrasjen e Artan Santos

 

Policia e kryeqytetit vendos në dispozicion një shpërblim prej 100 mijë euro, për cdo informacion të vlefshëm që do të cojë në kapjen e autorëve, në cdo rast duke ruajtur anonimatin.

Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e sotme mbi ngjarjen e ndodhur në rreth orës 09.30 në zonën e Ish – Bllokut, ku si pasojë e të shtënave ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Artan Santo, Policia e kryeqytetit vendos në dispozicion një shpërblim prej 100 mijë euro.

Për çdo informacion të vlefshëm që doautoret-me-motorr-2-1-466x350 të cojë në kapjen e autorëve Policia e Tiranës vendos këtë shpërblim, në cdo rast duke ruajtur anonimatin duke telefonuar në numrin 069  41  00003.

Policia kërkon bashkëpunimin qytetar për të telefonuar për informacione të vlefshme edhe  në numrin pa pagesë 129. Aktualisht, grupi hetimor po punon  me intensitet per zbardhjen tërësisht të kësaj ngjarje dhe identifikimin e autorëve.

-Ngjarja-

Një atentat i rëndë ka ndodhur sot paradite në zonën e ish- bllokut në Tiranë. Dy persona të maskuar, që ndodheshin në një motorr “Scooter” kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë, biznesmenin, bankierin dhe botuesin e njohur të mediave, Artan Santo, i cili ka ndërruar jetë menjëherë pas atentatit.

Sipas burimeve nga policia, atentatorët e kanë pritur të ndjerin sapo ka dalë nga automjeti i tij, pranë selisë qendrore të Bankës “Credins”, ku po shkonte në punë dhe kanë qëlluar gjashtë herë në drejtim të tij.
Atentatorët më pas janë larguar menjëherë në drejtim të zonës së Liqenit Artificial. Policia ka marrë masa të menjëhershme duke ngritur postoblloqe dhe duke aktivizuar njësi të posaçme në zonën ku ndodhi krimi dhe ku mendohet se janë larguar autorët.

Në zonën e Liqenit Artificial dhe gjithë akset që lidhin këtë liqen janë ngritur postblloqe që lidhin këtë zonë. Njësi speciale janë duke kontrolluar me imtësi për kapjen e autorëve. Në vendgjarja ka pasur dëshmitarë të shumtë, mes tyre një shitëse lulesh dhe roja i bankës. Ata kanë deklaruar se personat kanë pasur në shënjestër të ndjerin Artan Santo dhe kanë qëlluar me pistoletë pa silenciator.

Burime nga policia bëjnë të ditur se motori i autorëve ishte i llojit “Scooter” me dy numrat e fundit të targës 09. Pritet të zbardhen pamjet filmike që kamerat e sigurisë së bankës “Credins” dhe bizneseve aty pranë kanë regjistruar në momentet e krimit.

Artan Santo i datëlindjes 1956, ishte bashkëpronar dhe drejtor i Përgjithshëm i Bankës “Credins”, si dhe bashkëpronar i njohur në fushën e medias, përkatësisht i “Focus Group” dhe “Tv Scan”. I ndjeri ishte babai i dy fëmijëve.

Related Articles

Back to top button