☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,471 ▲ +0.32% ETH $1,994 ▼ -0.19% XRP $1.3318 ▼ -0.6% SOL $82.1800 ▼ -0.96%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Politikat ekonomike në vend po orientohen drejt ruajtjes së stabilitetit të çmimeve

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko priti në një takim Bankën e Shqipërisë, ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Álvaro Renedo Zalba.

Gjatë këtij takimi, Guvernatori Sejko i shprehu falënderimet Ambasadorit për marrëdhëniet e mira midis dy vendeve, duke vlerësuar shkëmbimet tregtare me Spanjën, si dhe duke i shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Spanja ka dhënë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në krye të bisedës, Sejko bëri një ekspoze të panoramës ekonomike në Shqipëri, ku theksoi se ecuria e saj në këtë periudhë paraqitet sfiduese. Rritja e çmimeve në tregjet botërore, ngadalësimi i pritur i ekonomisë në Eurozonë, si dhe frenimi i fuqisë blerëse të familjeve, rrjedhimisht do të ndikojnë edhe në ecurinë e inflacionit dhe rritjen ekonomike të vendit tonë.

Më tej, ai shtoi se si përgjigje ndaj këtyre sfidave, fokusi i politikave ekonomike në vend po orientohet drejt ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, dhe do të kërkojë rishikimin në vazhdimësi të përshtatshmërisë së qëndrimit të politikës monetare, si një parakusht për ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit tonë.

Guvernatori Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë po monitoron dinamikën e presioneve inflacioniste dhe pavarësisht sfidave, parashikimet e Bankës së Shqipërisë vlerësojnë se ekonomia shqiptare do të vijojë të shënojë rritje në horizontin afatmesëm.

Ambasadori Álvaro Renedo Zalba vlerësoi punën e bërë nga Banka e Shqipërisë në drejtim të ruajtjes dhe garantimit të sistemit financiar në vend, sidomos në këto kohë të vështira.

Ai theksoi progresin që Shqipëria ka bërë në kuadër të procesit të integrimit evropian si dhe shprehu mbështetjen e plotë të Spanjës në këtë drejtim.

Ambasadori theksoi rëndësinë e zbatimit të reformave ekonomike e strukturore, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Spanjën dhe sidomos marrëdhëniet tregtare dhe rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Në përfundim të takimit, Guvernatori Sejko dhe ambasadori Álvaro Renedo Zalba shprehën vullnetin për të zhvilluar më tej bashkëpunimin midis Bankës së Shqipërisë dhe Bankës së Spanjës, kryesisht në fushën e sistemit financiar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.