☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,813 ▼0.18%
DOW 47,887 ▼0.62%
NASDAQ 22,864 ▲0.18%
NAFTA 98.28 ▲0.42%
ARI
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,889 ▲ +0.61% ETH $2,244 ▲ +1.12% XRP $1.3516 ▼ -0.41% SOL $84.7400 ▲ +0.82%
S&P 500 6,813 ▼0.18 % DOW 47,887 ▼0.62 % NASDAQ 22,864 ▲0.18 % NAFTA 98.28 ▲0.42 % ARI S&P 500 6,813 ▼0.18 % DOW 47,887 ▼0.62 % NASDAQ 22,864 ▲0.18 % NAFTA 98.28 ▲0.42 % ARI
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Politika

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka lënë Shqipërinë pa port vetëm për interesat e tij personale.
Gjatë një takimi në Durrës me ekspertë e mbështetës të PD, Berisha deklaroi se marrëveshja e qeverisë më biznesmenin Alabar për Portin e jahteve në Durrës, dhe projekti për portin e ri në zonën e Porto Romanos kanë dëmtuar të ardhmen e vendit.

“Ky vet, me klanin e tij mafioz, pasurohet me disa miliardë euro, shqiptarëve u vjedh disa miliardë dhe i ndëshkon me mbi 1 miliard tjetër për të ndërtuar portin e ri, një port të pavlerë, një port një e katërta e Portit të Durrësit, nuk ka asnjë vlerë. I duhet vetëm për kontrabandë se po i vijnë ato anijet nga Tunizia, nga Libia, që e shkarkon naftën aty”, tha Berisha.
Sipas Berishës tenderi për ndërtimin e portit në zonën e Porto Romanos u anulua vetëm pas ndërhyrjes së partnerëve ndërkombëtarë.

“Krye-ekspertja që në këto troje, grua më mafioze se ajo nuk ka lindur, dhe vetëm Edi Ramën ka përpara, merr e hap tenderin, natyrisht ndërtimi i një porti është gjë e madhe, vijnë kompanitë më të mëdha të ndërtimit të porteve, Franca, Holanda, kompani me një ekspertizë të jashtëzakonshme. I merr dhe i përjashton, mendon se do mund të bënte si me Pacollin dhe atë Ademin, i merr dhe i përjashton dhe zgjedh kompaninë që sigurisht ndante me ta më shumë. U desh një ndërhyrje energjike e partnerëve tanë që ky tender mega-korruptiv të anulohej një ditë para se të shpallej fituesi”, tha Berisha.

Nga Durrësi Berisha foli sërish për procesin e integrimit duke akuzuar qeverinë se e ka bllokuar miratimin e raportit të piketave të ndërmjetme ose si njihet me emrin IBAR.

“Ai është një raport i ndërmjetëm, nuk është një raport përfundimtar. Dhe as të ndërmjetëm nuk e kanë pranuar dhe janë bërë një grup i madh vendesh, të cilat kanë sjellë dje një breshëri të re kushtesh dhe kërkesash që do i vendosen Shqipërisë në rrugën e integrimit. Të gjitha këto për vjedhjet e Edi Ramës me Lubi Ballukun dhe Lindat e tij”, tha kreu i PD.

Sipas Berishës nuk mund të ketë përparim në procesin e integrimit nëse SPAK-u pengohet në luftën kundër korrupsionit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.