Arte

Portugalia fituese e “Eurovision 2017”

Salvador Sobral i cili përfaqësoi Portugalinë me këngën “Amar Pelos Dois” ka zënë vendin e parë në “Eurovision 2017”, i cili u mbajt për 62-ën herë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Në garën e ditës finale ku ndodheshin në konkurim përfaqësues të 26 vendeve, Sobral me këngën “Amar Pelos Dois” fitoi vendin e parë duke marrë 758 pikë.

Ndërsa në vendin e dytë është renditur me 615 pikë përfaqësuesi i Bullgarinë, Kristian Kostov, me këngën e titulluar “Beautiful Mess”, ndërsa në vendin e tretë përfaqësuesi i Moldavisë, Sunstroke Project me këngën “Hey Mamma”.

Në fund të konkursit kanë kënduar nga një këngë përfaqësuesja e Ukrainës në edicionin e 49-të “Eurovizion 2004” Ruslana, si dhe artistja tatare e Krimesë, përfaqësuesja e Ukrainës e cila ishte fituese e vitit të kaluar Jamala.

Shqiperia u përfaqësua nga këngëtarja Lindi Halimi, me këngën “Botë” të Klodian Qafokut, e cila me gjith performancën e mirë, u eleminua që natën  e parë të “Eurovision 2017” dhe nuk hyri në natën finale. Për herë të parë Shqiperia ka marrë pjese në “Eurovision” në vitin 2004 me këngëtaren Anjeza Shahini me kengën “Imazhi yt” e cila hyri në natën finale dhe zuri vendin e 7-të. Kurse rezultatin më të mire e ka arritur Rona Nishliu në vitin 2012 me këngën “Suus” e cila në natën finale u rendit e 5-ta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button