Politika
Pranohet kërkesa e Ballës, shqyrtohet sot dekreti i Metës për ‘Teatrin’
Në rinisje të seancës Balla kërkoi që të futej në rend të ditës shqyrtimin e dekretit të presidentit për këtë ligj, ndërsa u miratua në pranim edhe kjo kërkesë.
Ruçi: Para se të kalojmë tek çështja tjetër e rendit të ditës, në mbështetje të nenit 3 të rregullores, kryetari i grupit të PS, Balla ka kërkuar që të futet në rend të ditës dekreti i presidentit për Teatrin. Ky dekret është pjesë e Kuvendit. Është komisioni përgjigjes që e ka përfunduar punën dhe ka paraqitur raporton përkatës.
Balla: Kërkoj 5 minuta pushim për mbledhje grupi parlamentar dhe më pas kalojmë në Kuvend.
Ruçi: 10 minuta pushim.




