🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,568 ▼0.15%
DOW 52,116 ▲0.67%
NASDAQ 25,301 ▼0.54%
NAFTA 96.74 ▼7.09%
ARI 3,953 ▲1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,937 ▼ -1.07% ETH $2,249 ▼ -0.44% XRP $1.2490 ▲ +0.22% SOL $91.3400 ▼ -2.79%
S&P 500 7,568 ▼0.15 % DOW 52,116 ▲0.67 % NASDAQ 25,301 ▼0.54 % NAFTA 96.74 ▼7.09 % ARI 3,953 ▲1.39 % S&P 500 7,568 ▼0.15 % DOW 52,116 ▲0.67 % NASDAQ 25,301 ▼0.54 % NAFTA 96.74 ▼7.09 % ARI 3,953 ▲1.39 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Prej nesër fillon të qarkullojë “Treni urban” në relacionin Zelenikovë-Shkup

Promovimi zyrtar i projektit “Treni urban” do të mbahet të mërkurën, më 2 shtator, paralajmëruan nga Ministria e Transportit. Treni urban nesër do të fillojë të qarkullojë në linjën e parë nga tri të paraparat, dhe atë: Zelenikovë – Zelenikovë e Re – Oreshan – Jane Sandanski – Draçevë – Lisiçe dhe Stacioni i ri hekurudhor Shkup.

Në ngjarje pritet të marrin pjesë kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski, zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, drejtori i NP HM Infrastruktura Sinisha Ivanovski, drejtori i HM Transporti, Dejan Koshutiq, më pas kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, si dhe kryetarët e komunave Zelenikovë, Kosta Manevski, Kisella Vodës, Beti Stamenkovska Trajkova dhe Aerodromit, Dejan Mitevski.

Sipas parashikimit, të prnaishmit simbolikisht do ta shënojnë projektin “Treni urban” me udhëtim me tren nga stacioni hekurudhor Zelenikovë deri në Stacionin e ri hekurudhor Shkup.

Hekurudhat Infrastruktura për nevojat e projektit “Treni urban” kreu rikonstruim të plotë të hekurudhës për ta ngritur nivelin dhe kapacitetin e shpejtësisë së këtij relacioni.

Komunikacioni në linjën Zelenikovë-Stacioni hekurudhor Shkup do të realizohet me tre trena sipas itinerarit të saktë të caktuar, të cilin e konfirmoi HM Transporti.

Projekti “Treni urban” është ide e kësaj qeverie me qëllim që qytetarët e Shkupit si nga periferia, ashtu edhe nga pjesa qendrore të kenë transport më të shpejtë, më efikas dhe më të kapshëm publik urban. Qëllimi është pjesët periferike të Shkupit të lidhen me rajonin qendror të Qytetit, që do të thotë udhëtim më i lirë, udhëtim më i shkurtë, më pak pritje dhe transport më i shpejtë publik.Posaçërisht me rëndësi është që projekti “Treni urban” të integrohet edhe me rendin qarkullues të udhëtimit të NQP-së dhe në atë mënyrë fitohet një transport cilësor, i integruar dhe efikas publik për qytetarët, studentët dhe nxënësit.

Nga Ministria e Transportit potencojnë se në rrjedhë janë punët edhe në projektimin e linjës së dytë dhe të tretë të Trenit urban, përkatësisht nga Stacioni i ri hekurudhor përmes Butelit – Shkup Veri deri në Gjorçe Petrov dhe tjetra nga Stacioni i ri hekurudhor përmes Autokomandës – Maxharit deri në “Ilinden”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.