☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.76 ▼0.98%
ARI 4,029 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,698 ▼ -0.45% ETH $2,311 ▼ -0.32% XRP $1.2988 ▲ +0.91% SOL $100.1200 ▼ -1.07%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.76 ▼0.98 % ARI 4,029 ▼0.23 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.76 ▼0.98 % ARI 4,029 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

​Kuçi demanton propagandën serbe: Kërkimi i të zhdukurve nuk është politizim, por zbardhje e krimit

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Gurakuç Kuçi, ka reaguar lidhur me kërkesat e familjeve të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë për zbardhjen e fatit të të afërmve të tyre dhe hapjen e arkivave që mund të përmbajnë informacione për personat e pagjetur.

Në një reagim të tij, Kuçi ka thënë se kërkimi i personave të zhdukur nuk duhet të konsiderohet si proces politik, por si përpjekje për zbardhjen e krimeve të kryera gjatë luftës.

“Kërkimi i të zhdukurve nuk është politizim. Është zbardhje e krimit”, ka shkruar Kuçi.

Sipas tij, ndërsa familjarët dhe organizatat ndërkombëtare kërkojnë hapjen e varrezave masive dhe zbardhjen e fatit të më shumë se 1,500 personave ende të zhdukur nga lufta në Kosovë, nga Beogradi vjen një narrativë tjetër.

Kuçi thotë se e ashtuquajtura Zyrë serbe për Kosovën e cilëson këtë proces si “keqpërdorim politik”, ndërsa, sipas tij, figura politike serbe e lidhin zbardhjen e fatit të të zhdukurve me përpjekjet për të rrëzuar atë që e cilësojnë si “mitin për agresionin serb”.

“Nuk është thjesht kundërshtim ndaj institucioneve të Kosovës. Është një përpjekje e kalkuluar për të relativizuar përgjegjësinë e shtetit serb. Është tentativë për të ndryshuar mënyrën se si interpretohet lufta e viteve ’90”, ka deklaruar ai.

Eksperti i sigurisë ka theksuar se zbulimi i mbetjeve mortore, ekzaminimet forenzike dhe dokumentimi i viktimave nuk mund të cilësohen si propagandë.

“Propagandë është përpjekja për t’i përdorur këto zbulime për të rishkruar të vërtetën e historisë”, ka shkruar Kuçi në Facebook, duke iu referuar edhe zbulimeve të fundit të mbetjeve mortore në zonën e Zubin Potokut.

Në fund, Kuçi ka ngritur pyetjen nëse mund të ketë pajtim pa u zbardhur fati i personit të fundit të zhdukur dhe pa u pranuar përgjegjësia për krimet e kryera.

“A mund të ketë pajtim pa u gjetur trupi i fundit dhe pa u pranuar faji?”, ka shkruar ai mes tjerash.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.