⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,872 ▼ -0.34% ETH $2,241 ▲ +0.04% XRP $1.1614 ▼ -2.62% SOL $89.7400 ▼ -0.85%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FUTBOLL – Messi tërhiqet nga kombëtarja e Argjentinës në moshën 39-vjeçare

ARGJENTINË, 31 gusht /ATSH-DPA/- Lionel Messi ka njoftuar tërheqjen e menjëhershme nga kombëtarja e Argjentinës, duke i dhënë fund një karriere 21-vjeçare me ekipin përfaqësues.

39-vjeçari luajti ndeshjen e fundit me Argjentinën në finalen e Kupës së Botës muajin e kaluar, ku kombëtarja e tij u mund 1-0 nga Spanja.

Në një mesazh në Instagram, Messi tha se vendimi për t’u larguar nga kombëtarja ishte i dhimbshëm, dhe se kishte ardhur koha për t’u tërhequr.

“Kam dhënë gjithçka që kisha dhe nuk kam më çfarë të jap. Ka gjithashtu shumë lojtarë të rinj të talentuar që meritojnë të jenë këtu”, u shpreh ai.

Messi debutoi me kombëtaren e Argjentinës në moshën 18-vjeçare dhe gjatë karrierës së tij zhvilloi 207 ndeshje, duke shënuar 125 gola.

Momenti më i madh i karrierës së tij me kombëtaren ishte në vitin 2022, kur udhëhoqi Argjentinën drejt fitores së Kupës së Botës në Katar.

Ai fitoi gjithashtu “Kupën e Amerikës” në vitet 2021 dhe 2024.

Në mesazhin e lamtumirës, Messi falënderoi tifozët, familjen, shokët e ekipit dhe trajnerët, duke thënë se tani do ta mbështesë Argjentinën si tifoz.

“Do të më mungojë shumë të dëgjoj tifozët nga fusha. Tani do të jem njëri prej jush, duke bërë tifo dhe mbështetur ekipin nga jashtë”, tha Messi. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.