☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.29 ▲0.4%
ARI 4,582 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,178 ▼ -0.22% ETH $2,046 ▲ +0.07% XRP $1.3169 ▼ -2.73% SOL $82.7900 ▼ -0.99%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.29 ▲0.4 % ARI 4,582 ▲0.54 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.29 ▲0.4 % ARI 4,582 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Presidenti Meta vlerëson me titullin “Për Merita të Veçanta Civile”, Ambasadorin e Bullgarisë, Momtchil Raytchevski

“Në vlerësim të veprimtarisë së tij të spikatur diplomatike dhe kontributit të posaçëm të dhënë për forcimin e marrëdhënieve tradicionale të shkëlqyera dypalëshe”

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka vlerësuar sot paradite në një ceremoni të  organizuar në presidencë, Ambasadorin e Bullgarisë, Momtchil Raytchevski me titullin “Për Merita të Veçanta Civile”.

Meta shprehet se i është përherë mirënjohës Bullgarisë mike për mbështetjen e vendosur dhe të vazhdueshme të procesit të integrimit europian të vendit tonë.

“Në vlerësim të veprimtarisë së tij të spikatur diplomatike dhe kontributit të posaçëm të dhënë për forcimin e marrëdhënieve tradicionale të shkëlqyera dypalëshe, pata sot kënaqësinë e posaçme të vlerësoja me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” një mik të Shqipërisë dhe popullit shqiptar, Ambasadorin e Bullgarisë, Momtchil Raytchevski”.
“Përherë mirënjohës Bullgarisë mike për mbështetjen e vendosur dhe të vazhdueshme të procesit të integrimit europian të vendit tonë, si dhe për ndihmesën e hershme dhe shumë të vyer të dhënë në Pavarësinë dhe zhvillimin e shtetit shqiptar”, shkruan Meta në Facebook.

Ambasadori Momtchil Raytchevski, ka falenderuar presidentin Meta për këtë vlerësim të veçantë dhe ka theksuar se do të jetë përherë një mik i popullit shqiptar dhe do të punojë për forcimin e marrëdhënieve midis dy popujve tanë.

Vlerësim meriton Ambasadori Raytchevski, për kontributin e dhënë në sjelljen e ekspertëve bullgarë dhe ndihmave për eleminimin e pasojave të tërmetit të vitit 2019, ndihmave për përballimin e COVID 19, sigurimin e financimeve për shetitoren në liqenin e Belshit, financimin e rikostruksionit të rrugës Bilisht-Vernit, paisjen me kompjutera dhe mjete mësimore të disa shkollave në vendin tonë, por edhe në organizimin e aktiviteteve kulturore dhe historike të cilat i kanë shërbyer njohjes dhe ofrimit midis dy vendeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.