🌤️
Tiranë 4°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.60 ▲3.94%
ARI 4,358 ▼1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,484 ▲ +3.38% ETH $2,139 ▲ +4.08% XRP $1.4129 ▲ +2.38% SOL $90.1900 ▲ +4.24%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.60 ▲3.94 % ARI 4,358 ▼1.11 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.60 ▲3.94 % ARI 4,358 ▼1.11 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Presidenti Nishani dekorohet nga Presidenti bullgar, Plevneliev, me Urdhrin “Stara Planina” të Gradës së Parë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u dekorua nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev, me urdhrin më të lartë të Republikës së Bullgarisë “Stara Planina” të Gradës së Parë, me motivacionin: “për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve bullgaro-shqiptare”.

Presidenti Nishani e falënderoi Presidentin e Bullgarisë për vlerësimin dhe mirënjohjen dhe u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve dhe miqësia mes popullit shqiptar dhe atij bullgar, janë marrë dimensione të reja bashkëpunimi.

Kreu i Shtetit shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Bullgaria i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke shprehur bindjen se kjo mbështetje nuk do të mungojë edhe për hapjen e negociatave të aderimit në Bashkimin Evropian.

Presidenti Nishani e siguroi Presidentin Plevneliev për vullnetin e Shqipërisë për t’i zhvilluar e forcuar më tej marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit mes dy vendeve, në dobi reciproke por edhe për të gjithë rajonin e Evropës Juglindore.

Kjo është medalja e dytë e këtij niveli të marrë nga Presidenti Nishani, pas “Urdhrit të Meritës së Republikës Italiane, Kalorësit të Kryqit të Madh” të marrë nga Presidenti i Republikës Italiane, në vitin 2014, në shenjë vlerësimi për meritat e larta të Kreut të Shtetit shqiptar në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të thella të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve dhe popujve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.