☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,564 ▲ +0.54% ETH $2,308 ▲ +2.46% XRP $1.3696 ▲ +0.74% SOL $86.1000 ▲ +1.12%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Politika

Presidenti Nishani në Samitin e Paqes në Turqi

-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, mori pjesë në Samitin e Paqes dhe ceremonitë e përkujtimit të 100-vjetorit të Betejave Tokësore dhe Detare të Çanakalasë zhvilluar në Stamboll dhe Çanakkale, më 23 dhe 24 prill.

Në këto ceremoni morën pjesë mbi njëzet krerë shtetesh, si dhe një numër i madh kryeministrash, kryeparlamentarë, ministra të jashtëm dhe përfaqësues të tjerë të vendeve të angazhuara në luftë si dhe të atyre që kanë humbur bashkëkombasit e tyre në këto beteja.

Presidenti i Republikës për nder të luftëtarëve me kombësi shqiptare të rënë në betejat e Çanakalesë, por jo vetëm, vendosi në Monumentin e Heroit një kurorë me lule në emër të Shqipërisë. Gjithashtu, Presidenti Nishani bëri homazhe në varret e ushtarëve të rënë në këtë betejë.

presidenti-nishani-ne-samitin-e-paqes-ne-turqi-25Kreu i Shtetit mori pjesë edhe në ceremonitë e organizuar nga Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut në monumentin Cape Helles Commonëealth, ndërtuar për nder të luftëtarëve të rënë të rënë në këto beteja; britanikë, irlandezë, australianë, neozelandezë e kanadezë. Këto ceremoni u kryesuan nga Princi Charles i Uellsit si dhe Presidenti i Irlandës Higgins ku i pranishëm ishte dhe Presidenti i Turqisë Erdoğan.
Gjatë pjesëmarrjes në aktivitetet e Samitit dhe në ceremonitë përkujtimore të Betejave të Çanakalesë, Presidenti i Republikës pati rastin të bashkëbisedonte për çështje me interes dypalësh dhe shumëpalësh me Presidentin e Turqisë Erdoğan, Princin Charles të Uellsit, Kryeministrin e Zelandës së Re si dhe me homologë të vendeve të rajonit, Presidentin maqedonas Ivanov si dhe Presidentin e Pakistanit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.