☁️
Tiranë 9°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.14 ▲1.75%
ARI 5,014 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,717 ▲ +3.04% ETH $2,354 ▲ +8.63% XRP $1.5476 ▲ +7.16% SOL $96.0000 ▲ +4.56%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.14 ▲1.75 % ARI 5,014 ▲0.23 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.14 ▲1.75 % ARI 5,014 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Kosova

Presidentja Jahjaga fton komunitetin rom të jetë më aktiv për kërkesat e tyre

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kërkoi sot nga komuniteti rom që të jenë më aktivë dhe të shprehin kërkesat e tyre dhe nevojat përmes Këshillit Konsultativ për Komunitete, këshill ky që udhëhiqet nga vetë presidentja.

jah8Gjatë një takimi me përfaqësuesit e komunitetit rom në Kosovë, që udhëhiqej nga Kujtim Paçaku, deputet i Kuvendit të Kosovës, në përbërje të të cilit ishin edhe përfaqësues të partisë politike rome dhe përfaqësues të shoqërisë civile, presidentja Jahjaga i uroi përfaqësuesit e komunitetit rom për Ditën Ndërkombëtare të Romëve duke theksuar vlerën e shoqërisë së Kosovës në respektim të diversitetit etnik, kulturor e fetar.

Sipas një njoftimi për shtyp të Presidencës, Jahjaga tha se është me shumë rëndësi integrimi i të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, përfshirë edhe komunitetin rom, në shoqërinë dhe institucionet e vendit.

“Përmirësimi i kushteve të jetesës dhe ofrimi i perspektivës më të mirë për të gjithë qytetarët, pa dallim, është përparësi e punës së institucioneve të vendit”, u shpreh Jahjaga.

Përfaqësuesit e komunitetit rom e falënderuan presidenten Jahjaga për urimet për Ditën e Romëve dhe për pritjen në këtë ditë të shënuar për ta dhe theksuan rëndësinë e mbështetjes së institucioneve të vendit për komunitetin rom.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.