Prishtinë, aksion për lirimin e hapësirave publike
Drejtoria e Inspektimit në Komunën e Prishtinës, e ndihmuar edhe nga policia, ndërmori të martën një aksion në qendër të kryeqytetit, ndaj të gjitha bizneseve që kanë përdorur hapësirat publike dhe nuk kanë paguar detyrimet.
Këtyre bizneseve u është bërë edhe konfiskimi i tryezave dhe karrikeve në hapësirat e përdorura, thuhet në një komunikatë për shtyp nga zyra e Komunës.
Gjithashtu, shkruhet më tej, askush prej këtyre bizneseve nuk do mund të marrë dot lejen e shfrytëzimit të hapësirës për periudhat në vijim, pa shlyer më parë detyrimet e deritanishme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.