Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,800 ▲ +1.35% ETH $2,240 ▲ +2.04% XRP $1.3471 ▲ +0.58% SOL $84.0700 ▲ +1.08%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Privatizimi, AKP shpërndan mbi 700 mijë euro për 3014 punëtorë

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka bërë ekzekutimin e vendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për shpërndarje të fondeve të tjera nga pjesa e 20% të dedikuara për punëtorët e kualifikueshëm të ndërmarrjeve shoqërore të caktuara.

Pas lëshimit të vendimit të plotfuqishëm nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me ankesat dhe kundërshtimet e punëtorëve të këtyre NSH-ve, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm për shpërndarjen e fondeve të 20% për punëtorët e kualifikueshëm edhe për 4 ndërmarrje të tjera shoqërore. Shuma e fondeve që do të shpërndahen kësaj radhe është 709 mijë e 629 euro, kurse nga kjo shpërndarje do të përfitojnë një numër prej 3.014 punëtorëve.

Shuma prej 46, 177 euro është shpërndarë për 145 punëtorë të NSH “Metal Holding”, që gjendet në rajonin e Prishtinës, 31 mijë e 186 euro janë shpërndarë për 7 punëtorë të KB “Bashkimi”, që gjendet në Xërxe, rajoni i Prizrenit, një fond prej 563 mijë e 961 euro janë shpërndarë për 2027 punëtorë të NSH “Ferronikeli”, rajoni Drenas, ndërsa 48 mijë e 305 euro për 835 punëtorë të NSH “Kombinati i Lëkurë-Këpucëve”, në rajonin e Pejës.

Sipas procedurave në fuqi, transferimi i këtyre fondeve është bërë në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Në total Agjencia deri më tani ka shpërndarë mbi 103 milionë euro për më shumë se 43 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të NSH-ve. Në ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit edhe për shpërndarjen e fondeve të 20% për punëtorët e kualifikueshëm të 6 NSH-ve tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.