Politika
Probleme në Dibër, ndërpritet sërish numërimi i kutive
Eshtë ndërprerë sërish numërimi i votave në Bashkinë e Dibrës. Kryetari i KZAZ nr.19 ka kërkuar të dalin jashtë të gjithë personat e paautorizuar. Po ndërhyn policia për të shpërndarë eksponentët partiak që kanë mbushur ambientet e KZAZ-së.
Aktualisht Muharrem Rama i Aleancës për Shqipërinë Europiane deri tani ka marrë 9369 vota, ndërsa Sherefedin Shehu i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet 7158 vota. E përkthyer në përqindje, deri tani Muharrem Rama ka marrë 56.69%, kundrejt 43.31 të rivalit demokrat Sherefedin Shehu.