🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,156 ▲ +0.41% ETH $2,054 ▼ -0.3% XRP $1.3134 ▼ -0.11% SOL $80.2300 ▲ +0.38%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

“Problemet psikike të Dianës shtyn Çarlsin të bënte terapi për 14 vjet”

aqëndrueshmëria emocionale e Ledi Dianës e dërgoi Carlsin në terapi për 14 vjet, shkruan shkrimtarja e nje prej librave biografik te familjes mbreterore, Sally Bedell Smith.

Gjatë muajit të mjaltit të tmerrshëm Carls ishte i dyzuar nga ndryshimet e humorit që kishte princesha, shkruan “Daily Mail“.35235DD800000578-0-image-a-21_1490991266189

Martesa e Princit Charles dhe Lady Diana Spencer pati probleme të mëdha gjatë muajit të mjaltit që kaluan në Balmoral.

Vuajtja nga pagjumësia dhe dobësimi nga dita në ditë e bënte Princeshën të qante për orë të tëra, edhe kur nuk ankohej për ish-të dashurën e burrit te saj, ose kur ankohej në lidhje me atmosferën shtypës të oborrit mbretëror.
“Çfarë ka tani Diana?” i përgjërohej Charles. “Cfarë kam thënë tani që të kam bërë të qash?’

Ai e siguronte vazhdimisht se çështja e tij me Camilla Parker Bowles i përkiste të kaluarës.

Ai u përpoq ta qetësonte Dianën por ndihej i pafuqishëm për të përmbajtur stuhitë e saj emocionale, të cilat e trondisnin me intensitetin dhe befasinë e tyre.

Në fund ai filloi të kërkonte strehim në fshatin e Balmoral sëbashku me kutinë e tij të bojërave, librat, kallamin e peshkimit dhe armët. Megjithatë kjo gjë e bëri gruan e tij të re edhe më agresive.

3D85EC6300000578-0-image-a-19_1490991198825

Së fundi nga dëshpërimi Charles ftoi udhëheqësin e tij shpirtëror, filozofin 74 vjecar Laurens van der Post në Skoci.

Por Van der Post nuk mundi të bëjë asnjë përparim me Princeshën e “përlotur” duke sugjeruar se ajo duhet të kërkonte urgjentisht ndihmë psikiatrike.

Papritur Dianës iu dha me rekomandim valium. Ajo refuzoi ta merrte atë, e bindur nga paranoja e saj në rritje se familja mbretërore po përpiqej për ta qetësuar.

Një rreze shprese u shfaq kur ajo ra dakord që të zhvillonte këtë terapi me Dr Alan McGlashan, një mik i Van der Post-së. Por ajo e pa atë vetëm tetë herë.

Në vend të saj ishte burri i saj i pikëlluar dhe i hutuar ai që filloi këtë terapi me Dr McGlashan, dhe vazhdoi ta bënte rregullisht për 14 vitet e ardhshme.

Sipas Charles shoku i Van der Post, McGlashan e perceptoi atë si “të keqkuptuar dhe të uritur për mbështetje dhe dashuri” duke i ofruar princit respektin që shpirti i tij meriton vërtet.

Gati 20 vjet pas vdekjes së Princeshës së Uellsit, shumë vazhdojnë ta shohin ende atë si një grua që ishte përçmuar dhe tradhtuar.

E vërteta e Princit Charles, siç e kam zbuluar kur studjoja biografinë time të re, është shumë më e komplikuar, tha biografi i shquar i familjes mbretërore i cili pretendon se princi ishte në një ‘kurth të tmerrshëm”, pasi gruaja e tij e refuzonte vazhdimisht ndihmën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.