🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 113.64 ▲1.09%
ARI 4,688 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,792 ▼ -0.64% ETH $2,110 ▼ -1.29% XRP $1.3149 ▼ -2.2% SOL $80.1300 ▼ -2.23%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.64 ▲1.09 % ARI 4,688 ▲0.06 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.64 ▲1.09 % ARI 4,688 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Politika

Prodi: Shqipëria duhet të jetë në BE, por procesi të ndodhë pa tensione

prodi“Shqipëria duhet të shuajë konfliktet e brendshme politike, në mënyrë që të përshpejtohet rruga drejt Bashkimit Evropian. Nëse je pjesë e Bashkimit Evropian, përshpejtohet edhe zhvillimi ekonomik”, – ka deklaruar ish-Kryeministri i Italisë, Romano Prodi  në konferencën “Shqipëri-Itali, partneritet me Evropën”.

Sipas tij është e nevojshme që të ketë unitet politik të brendshëm, sidomos për sa i përket luftës kundër korrupsionit e krimit te organizuar.  E gjitha është një proces kompleks.

“Në këto rajone problemi etnik është i dukshëm sepse kufijtë nuk tregojnë popullsinë e një vendi. Por unioni evropian për këtë është,  për zhdukjen e kufijve. Dhe Italia me Austrinë ka pasur këtë problem, por u zhdukën me anëtarësimin e Austrisë. Dhe në njëfarë mënyre Evropa është bashkim minorancash dhe ato duhen të konservohen”, – u shpreh ish-presidenti i Komisionit Evropian, njëherësh edhe ish-kryeministër , në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare, në Shqipëri.

Ndonëse procesi i zgjerimit të BE-së, është  ngadalësuar vitet e fundit,  për Prodin  nuk ka asnjë dyshim se e ardhmja e Ballkanit është brenda Evropës së Bashkuar, në ndryshim nga vendet që janë në konflikte të nxehta aktuale. Sa i përket incidentit në ndeshjen Shqipëri-Serbi, Prodi theksoi se klasa politike duhet të ketë ndryshim perspektivash.

“Do ketë provokime edhe në të ardhmen por ato duhet të mbahen nën kontroll. Procesi drejt BE-se duhet të ndodhë pa tensione”- u shpreh ish kryeministri italian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.