Prof. Dr. Greta Angjelit i akordohet titulli “Ambasador i Paqes” për vitin 2025 nga Federata e Paqes Universale

Në datën 25 Janar 2025, në Seline e Ambasadës së Paqes , nga Federata e Paqes Universale u zhvillua ceremonia e dhënies se 5 titujve “Ambasador i Paqes” për vitin 2025, një prej të cilëve ju akordua Prof. Dr. Greta Angjelit, drejtuese në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë . Titulli i lartë “Ambasador i Paqes” jú dorëzua nga Dr. Yong-cheon Song, International President i Federatës së Familjes për Paqen në Botë
Ky vlerësim ju akordua për përkushtimin e saj të vazhdueshëm ndaj promovimit dhe zbatimit të vlerave të paqes duke theksuar kontributi e saj në fushën e ekonomisë dhe arsimit si edhe në ndërtimin e urave të paqes, solidaritetit dhe harmonisë sociale.
Prof.Dr. Greta Angjeli shprehu falenderimet e saj për këtë përzgjedhje si edhe theksoi që ne baze te vlerave familjare të trashëguara , në jetën dhe punën e saj , parimi bazë që e ka udhëhequr ka qenë dhe do të jetë ndërtimi i një ambjenti ku te gjithë pjesmarrësit të ndjehen vlerësuar dhe të barabartë.Në këtë këndvështrim edhe në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë shihet si po aq i rëndësishëm sa formimi profesional i studentëve dhe formimi i qytetarëve të mirë dhe të përgjegjshëm, duke u fokusuar tek vlerat që na bashkojnë, sepse në këtë mënyrë shoqëria do jetë më e mirë duke sjellë paqe, dhe mirëqenie për të gjithë.