☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.61 ▲1.21%
ARI 4,706 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,182 ▲ +0.93% ETH $2,107 ▲ +2.25% XRP $1.3402 ▲ +1.32% SOL $83.4300 ▲ +0.22%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.61 ▲1.21 % ARI 4,706 ▲0.58 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.61 ▲1.21 % ARI 4,706 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Program i ri trevjeçar bashkëpunimi me Italinë për zhvillimin e Shqipërisë

federica-mogherini-min-jashme-e-italise-6Foto-A-525x350Vizita e Ministres se Punëve të Jashtme të Italisë, Federica Mogherini në Tiranë kishte në qendër të saj firmosjen, në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, të një deklarate politike bashkëpunimi lidhur me Programimin e Ri 2014-2016.

Programimi i Ri 2014-2016 është vazhdimësi e mbështetetjes së konsoliduar të Italisë ndaj zhvillimit ekonomiko-shoqeror të Shqipërisë, mbështetje, e cila që prej viteve “90 është konkretizuar në shumë projekte që u përkasin sektorëve të ndryshëm me një vlerë të përgjithshme prej rreth 750 milionë euro.

Në deklaratën politike të bashkëpunimit konfirmohen sektorët strategjikë të projekteve të Protokollit të mëparshëm 2010-12, të riorganizuar dhe të përafruar me kuadrin e ri strategjik kombëtar për zhvillim të Shqipërise, sipas katër shtyllave kryesore:

1. Programe në mbështetje të rritjes së qëndrueshme me anë të projekteve që stimulojnë konkurrueshmërinë dhe inovacionin në makro sektorët e Zhvillimit Ekonomik dhe Bujqësisë e Zhvillimit Rural.

2. Projekte në favor të zhvillimit shoqëror, të burimeve njerëzore, të përfshirjes dhe të kohezionit territorial. Këtu parashikohet një fazë e dytë e Programit të Konvertimit të Borxhit, si dhe një program specifik në mbështetje të arsimit profesional.

3. Projekte në mbështetje të qeverisjes së mirë, demokratizimit dhe shtetit të së drejtës, që parashikojnë ndërhyrje për mbështetjen e reformës territoriale dhe administrative, në zhvillim e sipër, dhe të luftës kundër korrupsionit.

4. Asistencë Teknike në formë grant-i, e cila do të përdoret për menaxhimin e gjithë Programit për Vendin sipas një përqasjeje të bazuar mbi rezultatet.

Përveç këtyre, Programimi i Ri 2014 – 2016 mban parasysh rëndësinë thelbësore për të krijuar projekte sinergjike dhe në partenaritet me OJF-të italiane, promovuese dhe mbështetëse të proceseve të ownership-it demokratik në nivel lokal, me qarqet dhe entet lokale italiane që ofrojnë një mbështetje shumë të rëndësishme ndaj proceseve të decentralizimit, dhe në përgjithësi me gjithë subjektet dhe punonjësit e “Sistemit Itali”, të pranishëm në Shqipëri.

MInistri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Mnistrja e Punëve të Jashtme të Italisë, Federica Mogherini nënshkruan një deklarate politike bashkëpunimi lidhur me Programimin e Ri 2014-2016 Foto: Agim Dobi

MInistri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Mnistrja e Punëve të Jashtme të Italisë, Federica Mogherini nënshkruan një deklarate politike bashkëpunimi lidhur me Programimin e Ri 2014-2016 Foto: Agim Dobi

Kooperacioni Italian për Zhvillim në Shqipëri mbështet rritjen ekonomiko-shoqërore të Vendit dhe procesin e tij të integrimit në Bashkimin Evropian me anë të programeve të konsolidimit të sistemeve të prodhimit dhe lidhjes me rrjetet infrastrukturore të qarqeve, të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve dhe fuqizimit të institucioneve e të shërbimeve sociale, arsimore dhe shendetësore.

Nënshkrimi i protokolleve shumëvjeçare të bashkëpunimit ka garantuar nga njëra anë përafrimin e mbështetjes italiane me përparësite dhe strategjitë sektoriale të Qeverisë shqiptare dhe nga ana tjetër, harmonizimin me projektet e donatorëve të tjerë ndërkombëtarë.

Aktualisht, janë aktive projekte për zhvillim që kapin në total shifren prej rreth 300 milionë euro, të cilat e bëjnë Italinë një nga donatorët kryesorë ndërkombëtare aktive në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.