Bota

Progres në bisedimet për programin bërthamor të Iranit

Në raundin e fundit të bisedimeve mes Iranit dhe gjashtë fuqive të mëdha kanë regjistruar progres. Si pala iraniane ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës pohojnë këtë.

1426947653kerryiraniPresidenti iranian, Hassan Rouhani deklaroi se nuk ka asgjë që nuk mund të zgjidhet, megjithëse pranoi që ka ende diferenca mes palëve.

Grupi i ashtuquajtur 5+1 (Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania e Madhe, Franca plus Gjermania) synojnë gjetjen e një marrëveshjeje me Teheranin për të reduktuar aktivitetin bërthamor të Republikës Islamike.

Objektivi është gjetja e një ujdie brenda muajit Mars dhe këtij synimi i shërbeu edhe takimi i radhës në Lozanë të Zvicrës.

Sekretari i Shtetit, John Kerry foli për një progres të ndërsjelltë.

“Kemi mbajtur zotimet e nënshkruara në paktin e ndërmjetëm të nënshkruar në nëntor të 2013-ës, por ajo që Shtetet e Bashkuara dëshiron është një ujdi e përhershme dhe që të kënaqë të dyja palët, jo e bazuar në mirëbesim, por tek verifikimet”, deklaroi Kerry pas bisedimeve të Lozanës.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore, por Perëndimi i druhet përdorimit për qëllime ushtarake të këtij programi.

Në vitet e fundit të presidencës së Mahmoud Ahmadinejad Irani ndërpreu bisedimet për programin e tij bërthamor me ndërkombëtarët, çka pasoi një seri sanksionesh të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian ndaj Iranit, sanksione që ende janë në fuqi.

Me ardhjen në pushtet të Hassan Rouhani-t bisedimet rinisën dhe të dyja palët shpresojën që deri më 31 Mars të gjejnë një pakt politik, e më pas në Maj të nënshkruajnë ujdinë e plotë dhe përfundimtare, që Perëndimit do t’i jepte garancinë se Irani nuk ka qëllime ushtarake me programin e tij bërthamor, ndërsa Teherani do të lehtësohej nga sanksionet e forta ndërkombëtare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button