Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,813 ▼ -2.25% ETH $2,082 ▼ -3.11% XRP $1.3944 ▼ -2.94% SOL $87.4800 ▼ -2.57%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Bota

Projektligj që kufizon emigracionin e ligjshëm

Presidenti amerikan Donald Trump dhe dy senatorë republikanë njoftuan se kanë propozuar një ligj të ri që do të pakësonte emigracionin e ligjshëm.

Duke folur të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump tha se Shtetet e Bashkuara për dekada kanë “funksionuar me emigrantë me një nivel kualifikimi të ulët”. Sistemi i ri që propozohet do të vepronte si një sistem i bazuar në pikë, që do të merrte parasysh aftësitë e aplikantëve për të folur anglisht dhe mundësitë për të përballuar jetën në Amerikë, kur bëhet fjala për të aplikuar për “Kartën e Gjelbërt”.

Ligji tregon dhembshurinë tonë për familjet amerikane që përpiqen çdo ditë” tha zoti Trump. “I vendos nevojat e tyre dhe Amerikën në plan të parë “.

Presidenti Trump tha se ligji ka për qëllim të mbrojë “punëtorët e pakicave që konkurrojnë për vende pune ndaj atyre që sapo vijnë në Amerikë” dhe “do t’u japë atyre një ngritje page, duke pakësuar numrin e punëtorëve të pakualifikuar që hyjnë në SHBA”.

Më parë këtë vit, senatorët Tom Cotton dhe David Perdue paraqitën projektligjin që do të shkurtonte imigrimin e ligjshëm nga 1 milion, në 500 mijë njerëz çdo vit.

Projektligji, i cili nuk ka kaluar në Senat, gjithashtu kërkon kufizimin e pranimit të anëtarëve të familjes së emigrantëve, duke i dhënë fund programit të llotarisë dhe duke e bërë më të vështirë procesin e marrjes së “Kartës së Gjelbër”.

Zoti Cotton tha se vetëm një në 15 emigrantë vjen në Amerikë për shkak të aftësive të tyre dhe se frenimi i imigracionit të personave e që kanë kualifikim të ulët, do t’i ndihmonte punëtorët amerikanë të arrinin një standard më të lartë jetese, si dhe do të mbështeste rritjen e përgjithshme ekonomike.

Presidenti Trump është takuar dy herë me senatorët për të diskutuar lidhur me projekligjin, që synon përmbushjen e një prej synimeve kryesore të politikës të tij në reformimin e sistemit të emigracionit të ligjshëm në Amerikë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.