☁️
Tiranë 15°C · Vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,016 ▼ -0.22% ETH $2,055 ▼ -0.64% XRP $1.3158 ▼ -0.2% SOL $80.2700 ▲ +0.35%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kronika

Prokurori i Përgjithshëm/ Olsian Çela renditet i pari nga KLP me 459 pikë

Olsian Çela është kandidati për Prokuror të Përgjithshëm, i cili është renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi është shprehur se, “procesi përmbledh të gjitha vlerat e reformës në drejtësi. Kushtetuta parashikon që KLP ka fjalën e pare në procesin e rëndësishëm. Ne i çojmë Kuvendit një listë me 3 kandidatë për profesionalizmin, integritetin dhe pozicionin karshi kolegëve dhe publikut. Ka qenë një proces i zgjatur, por që nuk varet vetëm nga Këshilli jonë. Sot do të ndajmë rezultatet e punës sonë përzgjedhëse”.

“Jemi kujdesur të jemi sa më transparentë me publikun për mënyrën se si përzgjidhen dhe emërohen kandidatët. Sot bëmë pikëzimin sipas rregullores që parashikon vlerësimin sipas 4 kritereve lidhur me aftësitë profesionale,  integritetin personal, aftësitë drejtuese dhe kriteret shtesë që i jep Këshillit mundësinë të krijojë disa nuance”, theksoi Ibrahimi.

“Vendimi për renditjen e kandidatëve është Olsian Çela me 459 pikë, Arta Marku me 406 dhe Fatjona Mençaj me 362 pikë”, theksoi Ibrahimi.

Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme Arta Marku dhe dy prokurorët Olsian Çela dhe Fajtona Mençaj të cilët kandidojnë për postin e kryeprokurorit, dolën dje para Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Për rreth një orë, secili ata prezantuan eksperiencën e tyre profesionale dhe iu janë përgjigjën edhe pyetjeve që anëtarët e KLP i drejtuan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.