☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.84 ▼2.51%
ARI 4,746 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,771 ▲ +2.39% ETH $2,137 ▲ +4.29% XRP $1.3563 ▲ +2.77% SOL $83.7700 ▲ +1.04%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.84 ▼2.51 % ARI 4,746 ▲1.43 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.84 ▼2.51 % ARI 4,746 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Prokuroria: Kemi prova për Arben Frrokun

Prokuroria do të vijojë “ta mbrojë” në Gjykatën e Apelit akuzën ndaj Arben Frrokut, me dëshmitarin e mbrojtur nga shteti, personin me emrin e ndryshuar Arben Ndoka.

Arben-FrrokuNderkohe, qe Gjykata e Shkalles se Pare e deklaroi te pabesueshem dhe kontradiktor Ndoken, me argumentin se ai shfaqet ne kamerat e sigurise katër minuta pas krimit, Prokuroria thote se deshmia e Ndokes mbeshtetet edhe nga prova te tjera, te cilat gjykata nuk i ka konsideruar.

Per te qendruar tek argumenti me i forte i Gjykates, e cila thote se deshmitari shfaqet ne kamera kater minuta me vone, prokuroria kundershton, duke u shprehur se deshmitari i saj eshte i besueshem, pasi eshte pikerisht ai qe identifikoi i pari mjetin BMW me targat DR 19 44 F nga ku u qellua Dritan Lamaj. Prokuroret pyesin, nese deshmitari mberriti kater minuta me vonese, atehere si ka mundesi qe ai dinte targen e automjetit nga u qellua dhe si ka mundesi qe di edhe detaje te tjera te konfirmuara? Prokuroria thote se deshmia e Ndokes mbeshtetet edhe nga deshmite e shtetaseve O.L., dhe A.K., te cilat po ashtu si deshmitari Ndoka, pershkruan automjetin por edhe faktin qe ne makinen e krimit ndodheshin tre persona. Detaj qe sipas prokurorise tregon se Ndoka ka pare gjithçka ndodhi ne vendin ku u vra Dritan Lamaj.

Aryseja se perse deshmitari shfaqet ne kamera katër minuta me vone nuk eshte sepse ai nuk ndodhej aty – kundershtojne prokuroret,- por sepse ne ate moment ai ndodhej 15 metra larg ne nje pozicion te pambuluar me kamera. Por ashtu edhe pjesa ku deshmitari per pak perplaset me makinen e krimit nuk eshte e mbuluar nga rrezja e kameras dhe fakti qe mjeti eshte perplasur ne trotuar ne vendin ku ka shpjeguar deshmitari konfirmohet nga rikëqyrja e vendit te ngjarjes.

Tabulatet telefonike- thote Prokuroria – konfirmojne qe menjehere pas krimit deshmitari i ka telefonuar shtetasit Ylli Memia, te cilit i ka dhene targen e automjetit dhe ky detaj provohet edhe nga deshmia e Memise ne fazen e hetimeve paraprake.

“Eshte e vertete – shtojne prokuroret – qe Memia ne gjykate e mohoi kete gje siç edhe mohoi te kishte takuar me pas dhe Agron Kuliçajn e Tonin Vocajn. Por tabulatet telefonike dhe deshmite e Vocajt e Kuliçajn shpjegojne se Memia dha deshmi te rreme e per kete ai ka perfunduar i pandehur ne Gjykaten Penale te kryeqytetit.

Por keto qendrime te Prokurorise nuk jane ende perfundimtare, pasi gjykata nuk e ka dorezuar ende vendimin te arsyetuar dhe çdo kundershtim i akuzes vjen nga vendimi qe ata kane pare publikisht ne televizione dhe ne shtypin e shkruar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.