🌡️
Tiranë — 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,625 ▲0.59%
DOW 52,268 ▲0.96%
NASDAQ 25,632 ▲0.77%
NAFTA 97.30 ▼6.55%
ARI 3,975 ▲1.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,888 ▼ -0.21% ETH $2,290 ▲ +0.78% XRP $1.2521 ▼ -0.03% SOL $94.3900 ▼ -0.65%
S&P 500 7,625 ▲0.59 % DOW 52,268 ▲0.96 % NASDAQ 25,632 ▲0.77 % NAFTA 97.30 ▼6.55 % ARI 3,975 ▲1.94 % S&P 500 7,625 ▲0.59 % DOW 52,268 ▲0.96 % NASDAQ 25,632 ▲0.77 % NAFTA 97.30 ▼6.55 % ARI 3,975 ▲1.94 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Prokuroria nis hetim për mashtrim e pastrim parash në një kontroll teknik në Shkup, dëmi në buxhet 2.2 milionë euro

Prokuroria e krimit të organizuar ka hapur hetim për mashtrimet dhe pastrimin e parave që kanë bërë gjashtë persona nga Shkupi përmes dy kompanive, njëra për kontroll teknik të automjeteve dhe tjetra broker për sigurimin e automjeteve.

Të dyshuarit përmes përgatitjes së fletëpagesave të rreme në kontrollin teknik kanë dhe më pas miratimit dhe ekzekutimit të tyre nga personat përgjegjës kanë dëmtuar buxhetin e shtetit pasi paratë e paguara nuk janë destinuar në llogari të arkës shtetërore por në kompanitë e tyre.

“Nga 1 janari 2021 deri më 20 janar 2026, i dyshuari i parë me qëllim përfitimet personale, ka përvetësuar mbi 138 milion denarë, ndërsa të dyshuarit tjerë i kanë ndihmuar në kryerjen e veprës penale”, thanë nga Prokuroria e Krimit të Organizuar.

Në hetim është përfshirë edhe ndihmës drejtoresha për financa në Ndërmarrjen Publike “Rrugët Shtetërore”.

“Kontabilisti ka regjistruar të dhëna të rreme të llogarive në dokumente me çka ka fshehur shumën reale të përfitimeve (të hyrave). Ndihmës drejtoresha për financa në NP Rrugët Shtetërore nuk ka verifikuar faturat në mënyrën për të cilët ka qenë e obliguar. Për më tepër e ka njoftuar gjatë gjithë kohës pronarin e kontrollit teknik për veprimet e saja dhe përfitimet financiare”, theksuan nga Prokuroria e Krimit të Organizuar.

Grupi i organizuar kriminal në këtë mënyrë ka dëmtuar buxhetin e shtetit dhe ka përvetësuar në mënyrë jo ligjore mbi 2,2 milion euro. Paratë janë transferuar nëpër xhirollogari të kompanive simotra, ndërsa më pas janë shfrytëzuar për blerjen e patundshmërive. Prokuroria ka kërkuar që ndaj tre të dyshuarve të caktohet masa e paraburgimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.