☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,006 ▲ +0.67% ETH $2,269 ▲ +0.85% XRP $1.2524 ▲ +0.38% SOL $95.1200 ▼ -0.64%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Urdhri i Ramës/ Deputetët e PS zbresin në terren për “Praninë Besnike”, Braçe, Xhafaj dhe Spiropali ende pa njoftuar t

Sot është e premte (4 shtator). Nuk kaluan as 24 orë nga urdhri i Ramës dhe me bllok në dorë duke mbajtur shënime, nëpër kafene, mexhlisin e diskutimit të halleve të përditshme, ora 17:00 do t’i gjejë deputetët socialistë ballë përballë me popullin për të dëgjuar problemet e tyre.

Nuk do të përdorin zyrat e degëve lokale të PS. Nga publikimet në rrjetet sociale të deputetëve socialist bie në sy si vend takim me popullin janë lokale të ndryshme, pa praninë e kamerave dhe aparateve fotografikë.

Një deputet socialist i qarkut Tiranë kontaktuar nga TCH, tregoi se bashkëbisedimi do të zhvillohet në grup me ata qytetarët që do të vinë nga ku do të mbahen shënim shqetësimet e më pas do tu kthehet përgjigje me shkrim.

“Në fillim biseda do të jetë e përbashkët pastaj një e nga një pasi halli nuk i ngjall hallit”, pohoi i njëjti deputet.

Ish-ministria e Bujqësisë Anila Denaj ka njoftuar takimin me qytetarët në një kafene në Bërzhitë.

Ish-kolegu i saj i Punëve të Brendshme Ervin Hoxha ka përzgjedhur një lokal, tek rruga “Migjeni”, Njësia 11, Tiranë.

Numri dy i qeverisë Albana Koçiu ka zgjedhur Sheshin Garibaldi, Kombinat.

Ndërsa Blendi Gonxhe ministër i kulturës ka zgjedhur një tjetër bar-kafe për tu takuar me qytetarët e Mëzezit.

E propozuara për garën e ardhshme të zgjedhjeve lokale për Tiranën Ogerta Manastirliu ndryshe nga kolegët e saj që do të zhvillojnë takime nëpër kafene ka zgjedhur Bibliotekën “Petro Zheji”, Njësia 9, Tiranë.

Mësohet se senatori socialistëve Erion Braçe do t’i nisë dëgjesat javën e ardhshme, pasi të jetë konsultuar sot me grup-seksionet e PS të njësisë pesë.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-ministria e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, nuk e ka publikuar ende vendtakimin si deputete e Tiranës.

Sikurse edhe Fatmir Xhafaj nuk ka publikuar ende se ku do ta aplikojë “Praninë Besnike”.

Qytetarët e Kavajës do të kenë në dispozicion të dëgjohen kryetarin e grupit të PS Taulant Ballën i cili muajt e fundit i ka kushtuar një vëmendje të veçantë këtij qyteti.

Sikurse kolegët e tyre të qarkut Tiranë, edhe deputetët e 11 qarqeve të tjera publikuan vend takimet në kafene dhe qendra fshatrash si vendtakime për të çuar përpara “Praninë Besnike”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.